https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vullnetarët nga Shqipëria: Në Turqi gjetëm babë e bir të përqafuar nën rrënoja

Vullnetarët nga Shqipëria: Në Turqi gjetëm babë e bir të përqafuar nën rrënoja

Pas tërmeteve shkatërrimtare në Turqi, përveç ekipit të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, edhe një grup vullnetarësh shqiptarë u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Grupi i vullnetarëve i përbërë prej 10 personash është kthyer në Shqipëri më 15 shkurt me avion, pas qëndrimit në zonat e prekura nga tërmetet për rreth një javë, duke u angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Malatya, ndërkohë për agjencinë Anadolu ata rrëfejnë mes lotësh dhe emocionesh përjetimet dhe punën në terren.

Drejtuesi i grupit të vullnetarëve dhe njëkohësisht drejtuesi i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile të Shqipërisë, Nebi Muçaj, tregon se moment prekës për ata si ekip ishte kur gjetën babë e bir pa jetë nën rrënoja të përqafuar me njëri-tjetrin.

Muçaj tha se skenat kanë qenë fatkeqësisht dramatike atje ku operuan forcat e tyre, duke nxjerrë veç viktima. Ai rrëfen se kur gjenim një njeri pa jetë, “ishte me të vërtetë një dhimbje sikur të ishte një familjar i jonë”.

“Episodi që ishte më prekës jo vetëm për mua, por për të gjitha ekipet që ishin aty ka qenë gjetja e babë e bir të përqafuar përjetësisht nën rrënoja. Ishte shumë dhimbje e madhe për të gjithë. Fillimisht pamë dorën e fëmijës, pastaj duke gërmuar gradualisht u zbulua edhe trupi i babait të fëmijës, ashtu mbështjellë siç e ‘pushton’ një baba fëmijën e vet në atë dashurinë e përditshme, ashtu e pamë të përqafuar, të përjetshëm këtë përqafim”, tha Muçaj.

Ai mes lotësh tha se familjarët ishin aty në rrethinat të objektit ku punohej me shpresën se po dilte një njeriu i tyre me jetë, por edhe njeriu i tyre pa jetë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në një moment pashë një fotografi të një çifti të sapomartuar e cila më goditi në zemër kur e pashë dhe në ato momente mendova që jeta është e shenjtë, është e përkohshme. Por, të shikosh atë lumturi, atë buzëqeshje të asaj fotografie të përzier me atë rrënojë, me ato gurë, hekura, të bën të reflektosh që jeta është e çmuar. Më ka ngelur në memorie dhe më duket sikur atë fotografi e kam brenda në zemrën time”, tha Muçaj.

Një tjetër vullnetar nga Shqipëria ishte edhe Shkëlzen Shatri, i caktuar si specialit i kërkim-shpëtimit dhe i ndihmës së parë, ndërsa  ai tregon se filluan operacionin pa ndërprerje, duke gërmuar dhe lutur Zotit që të shpëtojnë jetë.

“Isha shumë i emocionuar që të mbërrija sa më shpejt ku ishim të caktuar që do të operonim, që të jepnim maksimumin, që të nxirrnim një jetë nga ato rrënoja. Aty gjetëm edhe pjesëtarë të forcave tona të ushtrisë”, tha ai.

Një ngjarje shumë e dhimbshme dhe shumë prekëse, tregon ai, ishte momenti kur “ne pamë skemën kur një baba u nxor bashkë me të birin e tij, ku babai i kishte hedhur dorën sipër për ta mbrojtur. Ishte vërtet diçka që të prekte thellësisht”.

Pjesë e ekipit të vullnetarëve nga Shqipëria ishte edhe Bujar Rrapo, i caktuar si specialist për kërkimin nën rrënoja, ku i përlotur ai tregon se qytetarët prisnin prej tyre se çfarë do t’u thoshin për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe gjetjen e të afërmve të tyre.

“Ne këtu në Tiranë e kemi (shprehjen) mbill një pemë, dhuro një jetë, atje thoshim të heqim një gur, mbase shpëtojmë një jetë. Momenti kur kemi gjetur një person (pa jetë), i kemi gjetur këmbët, aty ishte momenti më i keq. E mblidhnim atë zhavorrin me dorë, nuk pyesnim se do të çaheshim, donim që të kishim një shpresë që të nxirrnim një të gjallë, por ishte e pamundur”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Rrapo tha se “episodi më i dhimbshëm ishte që më ka mbetur në memorie për tërë jetën një familjar që ulëriste, thërriste dhe i binte telefonit të vëllait të tij”.

ADVERTISEMENT

“Telefoni punonte, por nuk dëgjonte zëra. Në atë moment jemi futur nën gërmadha, jemi futur poshtë, por zëra nuk kemi dëgjuar. Përsëri dolëm, ai na shikonte në sy dhe mua më ka mbetur në memorie ajo dhimbje e madhe e tij. Më vonë u gjend trupi pa jetë fatkeqësisht”, tregon Rrapo.

Gjithashtu, një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë në total 73 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe disa mjete, u dërguan në Türkiye për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Poste të ngjashme

Gjykata del me vendim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti

Gjykata del me vendim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti

28/10/2025, 17:49

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim prokurorit Beqë Shala nën dyshimin se ka kryer veprën penale...

Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të mandatarit

Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të mandatarit

28/10/2025, 16:30

Pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë, është folur te mundësia e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të...

VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

28/10/2025, 14:21

Deputetët e Vetëvendosjes kanë filluar të mbledhin nënshkrimet për të thirrur një seancë të re për cështjen e buxhetit. Këtë...

“Hakmarrja po vazhdon”, Kurti ia shkarkon Duda Baljes dy zyrtarë të partisë nga postet qeveritare

“Hakmarrja po vazhdon”, Kurti ia shkarkon Duda Baljes dy zyrtarë të partisë nga postet qeveritare

28/10/2025, 14:14

Të hënën e 27 tetorit, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin për Zhvillim Rajonal, Elldin Ugllar,...

“Shpërndaja fletushka”, Osmani kthehet pas në kohë – tregon kujt ia dha rrogën e parë

“Shpërndaja fletushka”, Osmani kthehet pas në kohë – tregon kujt ia dha rrogën e parë

28/10/2025, 12:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një udhëtim pas në kohë, duke rikujtuar fillimet e saj profesionale dhe mënyrën...

Lajmi i fundit

Gjykata del me vendim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti

Gjykata del me vendim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti

28/10/2025, 17:49
Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të mandatarit

Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të mandatarit

28/10/2025, 16:30
VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

28/10/2025, 14:21
“Hakmarrja po vazhdon”, Kurti ia shkarkon Duda Baljes dy zyrtarë të partisë nga postet qeveritare

“Hakmarrja po vazhdon”, Kurti ia shkarkon Duda Baljes dy zyrtarë të partisë nga postet qeveritare

28/10/2025, 14:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv