https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ky është drejtor i ri i BERZH-it në Kosovë

Ky është drejtor i ri i BERZH-it në Kosovë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka emëruar Sergiy Maslichenko si Drejtor të saj në Kosovë.

Ai do të drejtojë operacionet e Bankës nga Prishtina, ku BERZH ka investuar rreth 600 milionë euro që nga fillimi i operacioneve të saj në Kosovë në vitin 2012.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në komunikatën për media të BERZH-it, Sergiy Maslichenko ka punuar për BERZH-in në Kiev, Ukrainë, në vitet 2007-2019 në fushën e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke menaxhuar reformën e politikave dhe projektet e investimeve. Në dy vitet e tij të fundit në këtë departament, ai shërbeu si drejtor i bordit të Fondit të Gjelbër për Rritje. Në periudhën 2019-2020 ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Energjisë dhe Mjedisit i Ukrainës, dhe më vonë ka themeluar dy platforma financimi për klimën.

Kthimi i Sergiy në BERZH dhe emërimi në Kosovë vijnë në kohën kur investimet e Bankës në Kosovë po fokusohen gjithnjë e më shumë në energjinë e gjelbër dhe dekarbonizimin e ekonomisë. Vitin e shkuar, 80 përqind e investimeve vjetore të Bankës, që kapën vlerën 91 milionë euro, ishin të dedikuara për energji të gjelbër, efiçiencë të energjisë në ndërtesa, linja të kreditit për NVM për investime në efiçiencën e energjisë dhe projekte të tjera të tranzicionit me karbon të ulët.

Së fundi, rreth një e treta e konsumit të përgjithshëm në Kosovë plotësohet nga energjia e ripërtërishme, duke përfshirë hidro, erë dhe solar, dhe biomasë.

ADVERTISEMENT

Sergiy Maslichenko tha: “Jam shumë i nderuar të udhëheq punën e rëndësishme të BERZH-it në Kosovë – një vend i ri me potencial të lartë. Mezi pres të punoj së bashku me Qeverinë e Kosovës, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit, ndërtimin e një ekonomie të gjelbër dhe reziliente dhe forcimin e integrimit rajonal dhe investimeve të huaja.”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Udhëheqësi i mëparshëm i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, i cili e mbajti këtë pozitë për pesë vjet, ka kaluar në një pozitë në selinë e BERZH-it në Londër duke u fokusuar në transformimin organizativ.

Strategjia aktuale e BERZH-it për Kosovën, e miratuar në janar 2022, fokusohet në zhvillimin e sektorit privat, kalimin në ekonominë e gjelbër dhe forcimin e integrimit dhe lidhshmërisë rajonale.

Poste të ngjashme

Vjedhje e rëndë në Xhaminë e Madhe  – vidhen pajisje dhe dokumente

Vjedhje e rëndë në Xhaminë e Madhe – vidhen pajisje dhe dokumente

31/10/2025, 19:00

Një rast i rëndë vjedhjeje është regjistruar paraditen e sotme në Xhaminë e Madhe të qytetit të Ferizajt, në rrugën...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

FTESË PUBLIKE: Projekti “Përkrahje me mëshqerra” nga Komuna e Podujevës

31/10/2025, 18:54

  Komuna e Podujevës ka hapur thirrjen publike për aplikim në projektin e blegtorisë “Përkrahje me mëshqerra”, që ka për...

Zi në familjen e deputetit Armend Muja, vdes babai i tij

Zi në familjen e deputetit Armend Muja, vdes babai i tij

31/10/2025, 18:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Azem Muja. Në një...

Nesër mbahen homazhe në nderim të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti pjesëmarrës edhe Kurti e Qeku

Nesër mbahen homazhe në nderim të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti pjesëmarrës edhe Kurti e Qeku

31/10/2025, 11:39

  Nesër mbahen homazhe në nderim të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti Komuna e Podujevës ka njoftuar se nesër, më...

LDK: Nga premtimi për reciprocitet me Serbinë, në rekord importesh

Rritja e pensioneve e shtesave për fëmijë – vjen reagimi i parë nga LDK-ja

31/10/2025, 11:22

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimeve të Qeverisë në detyrë për rritjen e pensioneve dhe shtesave për...

Lajmi i fundit

Vjedhje e rëndë në Xhaminë e Madhe  – vidhen pajisje dhe dokumente

Vjedhje e rëndë në Xhaminë e Madhe – vidhen pajisje dhe dokumente

31/10/2025, 19:00
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

FTESË PUBLIKE: Projekti “Përkrahje me mëshqerra” nga Komuna e Podujevës

31/10/2025, 18:54
Zi në familjen e deputetit Armend Muja, vdes babai i tij

Zi në familjen e deputetit Armend Muja, vdes babai i tij

31/10/2025, 18:39
Nesër mbahen homazhe në nderim të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti pjesëmarrës edhe Kurti e Qeku

Nesër mbahen homazhe në nderim të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti pjesëmarrës edhe Kurti e Qeku

31/10/2025, 11:39
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv