Sot bashkë me kolegë të ekzekutivit u takuam me përfaqësuesit e organizatës, “Oaktiv”, me të cilët biseduam për krijimin e punëtorisë së agjendës së qytetit.
Qëllimi i kësaj punëtorie është krijimi i një agjende të qytetit ku do të përmirësohen hapësirat publike, dhe në fokus të saj ka krijimin e një qyteti më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë duke zhvilluar një plan gjithëpërfshirës për të adresuar sfidat me të cilat ata përballen në përditshmëri.
I përgëzova për iniciativën e ndërmarrë dhe shpreha mbështetjen e komunës për projekte të tilla që kanë për qëlllim krijimin e kushteve më të favorshme për fëmijët.