https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Arrestohen dy policë në Mal të Zi lidhur me keqtrajtimin e shtetasit shqiptar

Arrestohen dy policë në Mal të Zi lidhur me keqtrajtimin e shtetasit shqiptar

Dy policë në Mal të Zi janë arrestuar për shkak të keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar në pikën kufitare në Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë, konfirmoi Policia malazeze më 22 shkurt.

Arrestimi i zyrtarëve policorë u bë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria në Ulqin, ku thuhej se ata kishin kapur me forcë fytyrën e shtetasit shqiptar, Petraq Milo.

“Ata dyshohen për veprën penale të keqtrajtimit, që nënkupton përdorim të tepruar të forcës”, tha Policia e Malit të Zi, shkruan REL.

Sipas disa videove të publikuara nga mediat malazeze më 21 janar, policë të Malit të Zi shihen duke nxjerr me forcë nga makina Milon, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.

Këto incizime besohet se datojnë që nga 15 janari, dhe në të, sipas partisë shqiptare në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, shfaqet shtetasi shqiptar, Petraq Milo, që keqtrajtohet nga zyrtarët policorë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikën monetare, është kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, por nuk ka dashur që të prononcohet për rastin. Ai shkurtimisht ka thënë se “po e ndjek [rastin] në rrugën institucionale”.

Më 22 shkurt, kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se për këtë rast “janë ndërmarrë masa”.

Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, u shpreh Abazoviq.

Abazoviqi tha se shpërndarja e videove në këtë kohë lidhet me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

“Derisa i afrohemi 19 marsit, prisni shumë më shumë video, grafitë, nacionalizëm, tensione, një atmosferë të keqe në raport me boshnjakët, shqiptarët, pakicat”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Ky incident ka nxitur reagime në Mal të Zi, sidomos nga partitë shqiptare.

Të mërkurën reagoi edhe kreu i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, duke pyetur se a duhet t’i vijë turp që ka pasaportë malazeze.

Post Views: 189

Poste të ngjashme

Edi Rama me fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën: Sa më shumë kalon koha, aq më i madh bëhet

Edi Rama paralajmëron qeveri të re: Do ketë emra surprizë

05/09/2025, 14:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se më 11 shtator do të prezantojë kabinetin e tij të ri qeveritar,...

Momenti kur policia gjermane e rrethon të riun kosovar, më pas e qëllon pasi i kërcënoi me thikë

Momenti kur policia gjermane e rrethon të riun kosovar, më pas e qëllon pasi i kërcënoi me thikë

05/09/2025, 14:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë profesionale në qytetin Essen të Gjermanisë, ku një mësuese është sulmuar...

Abdixhiku: Marr përgjegjësinë për rezultatin, s’jap dorëheqje

Vendimi i Kushtetuses, reagon Abdixhiku

05/09/2025, 13:32

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur...

Humbin jetën dy pushues nga Kosova, në Velipojë

Humbin jetën dy pushues nga Kosova, në Velipojë

05/09/2025, 13:26

Dy ngjarje tragjike janë shënuar një ditë më parë në plazhin e Velipojës, ku humbën jetën dy shtetas nga Kosova,...

Albion Rrahmani merr një lajm të mirë para ndeshjes me Zvicrën, shpallet më i miri i muajit në Çeki

Albion Rrahmani merr një lajm të mirë para ndeshjes me Zvicrën, shpallet më i miri i muajit në Çeki

05/09/2025, 9:25

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është shpallur më i miri i muajit në elitën e futbollit çek. Rrahmani...

Lajmi i fundit

Edi Rama me fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën: Sa më shumë kalon koha, aq më i madh bëhet

Edi Rama paralajmëron qeveri të re: Do ketë emra surprizë

05/09/2025, 14:52
Momenti kur policia gjermane e rrethon të riun kosovar, më pas e qëllon pasi i kërcënoi me thikë

Momenti kur policia gjermane e rrethon të riun kosovar, më pas e qëllon pasi i kërcënoi me thikë

05/09/2025, 14:46
Abdixhiku: Marr përgjegjësinë për rezultatin, s’jap dorëheqje

Vendimi i Kushtetuses, reagon Abdixhiku

05/09/2025, 13:32
Humbin jetën dy pushues nga Kosova, në Velipojë

Humbin jetën dy pushues nga Kosova, në Velipojë

05/09/2025, 13:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv