https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Japonia vend mik dhe partner i vërtetë i popullit tonë

Kurti: Japonia vend mik dhe partner i vërtetë i popullit tonë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë në Festën Kombëtare të Japonisë, me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito, e cila u organizua nga Ambasada e Japonisë.

Më këtë rast, Kryeministri Kurti në fjalën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka uruar ditëlindjen Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito, duke shtuar se ndihet i nderuar të festoi në këtë ditë të veçantë me kaq shumë miq të Japonisë dhe Kosovës në Prishtinë. Në të njëjtën kohë i uroi mirëseardhje shumë të ngrohtë ambasadorit Mizuuchi duke e përgëzuar për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryeministri Kurti para të pranishmëve tha se këtë muaj u festua 15-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe së shpejti do të pasohet me 15-vjetorin e njohjes së Kosovës nga Japonia, më 18 mars. Ndërsa, vitin e ardhshëm do të shënhet 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy kombeve tona.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Japonia ka qenë një mik dhe partner i vërtetë për popullin tonë. Ishte vendi i parë në Azinë Lindore ku Republika e Kosovës hapi një ambasadë, gjë që tregon rëndësinë që i kemi kushtuar aleancës sonë që në fillim”, tha Kryeministri Kurti, teksa shtoi se jemi veçanërisht mirënjohës për vendimin e Japonisë për të hapur Ambasadën e saj në Prishtinë në vitin 2020.

Më tej, kryeministri Kurti tha se është me rëndësi të Kosova dhe Japonia të avancojnë partneritetin, veçanërisht në dy drejtime. Së pari drejtë shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik. Ai potencoi faktin se falë punës së Qeverisë në dy vitet e fundit, Kosova tani ofron një klimë edhe më tërheqëse për investitorët japonezë se më parë. Së dyti, krahas marrëdhënieve ekonomike, kryeministri theksoi që është po aq e rëndësishme dy vendet tona të zhvillojnë aleancën si dy vende demokratike, të dyja përballë sfidës së regjimeve autokratike në rajonet tona përkatëse.

ADVERTISEMENT

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Japonia ndajnë shumë vlera të përbashkëta politike dhe kulturore.

“Ideja e demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial – këto janë vlerat politike që na lidhin së bashku. Dhe ndjenja e komunitetit, respekti i lartë për institucionet shtetërore dhe përgjegjësia ndaj familjes, janë elementet që na bashkojnë kulturalisht me Japoninë”, tha ai./Indeksonline/

Poste të ngjashme

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e...

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e...

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në...

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35

Në një treg të vogël si Kosova, me rreth 1.5 milion banorë dhe pa marrëdhënie diplomatike me Kinën, prania e...

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh në Gjakovë

Arrestohen tre të rinj shqiptarë, morën peng biznesmenin duke kërkuar dy milionë euro

13/04/2026, 17:04

Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre të rinj, pasi ata dyshohet se kishin marrë peng një ndërtues 32-vjeçar, nga i...

Lajmi i fundit

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57
Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28
Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07
Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv