https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nga 22 milionë sa kishte premtuar Kurti se do të kushtonin banesat e çifteve, çmimin tash e ka çuar në 200 milionë

Nga 22 milionë sa kishte premtuar Kurti se do të kushtonin banesat e çifteve, çmimin tash e ka çuar në 200 milionë

Dy vjet pas një premtimi që Albin Kurti e kishte dhënë për banesat e çifteve të reja, sot ka njoftuar se gjatë këtij viti do të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e tyre.

“Projekti për banim të përballueshëm është projekt unik dhe zbatohet për herë të parë në Kosovë. Duhet të theksohet se ky projekt është krejtësisht ndryshe prej banesave për rastet sociale që veç ekzistojnë nëpër Kosovë e që për këtë është aprovuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shumë shpejt pritet të vijë në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje”, ka thënë sot Kurti.

Bazuar në këtë premtim të Kurtit do të ndërtohen rreth 4 mijë banesa, të cilat sipas tij do të kushtojnë rreth 200 milionë euro.

Kurti po ashtu ka treguar se Ministria e Infrastrukturës më 16 shkurt 2022 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për studim fizibiliteti me IFC.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“IFC-ja si pjesë e grupit të Bankës Botërore më datë 1 shkurt 2023 ia ka prezantuar ministrit dhe kabinetit të tij studimet dhe rekomandimet sesi projekti do të zbatohet në Kosovë”, ka deklaruar Kurti i cili ka thënë se nevojitet që edhe komunat të lejojnë hapësira për këtë projekt.

Lokacionet e para ai i ka përmendur komunën e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit, derisa sipas tij projekti është unik dhe do të jetë ndër më madhorët të Qeverisë së tij.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Por, dy vjet më herët kur atëherë pretendenti për kryeministër e kishte prezantuar këtë projekt kishte thënë se do të kushtonte vetëm 22 milionë euro.

“Edhe paratë do t’i gjejmë, 22 milionë euro kushtojnë ato apartamente, dy kilometra të autostradës”, kishte thënë Kurti, transmeton Insajderi.

Tash, projekti po del të kushtojë 178 milionë euro më shumë, sesa shuma që ishte paraparë fillimisht nga Kurti.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, Albin Kurti deklaronte se çiftet kur ta nënshkruajnë kurorëzimin, do ta nënshkruajnë edhe aplikimin për vizë, duke lënë të nënkuptohet aplikimin për banesën e re.

Ai e kishte parë këtë projekt si një mundësi për banim të përballueshëm për çiftet e reja.

Post Views: 192

Poste të ngjashme

Xhemajl Hasani: Kërkesa për shkollë të re në Gerdoc ende pa përgjigje nga Komuna e Podujevës

Xhemajl Hasani: Qentë endacak në Podujevë – një problem i vjetër që kërkon zgjidhje të re

05/09/2025, 21:34

Qentë endacak në Podujevë – një problem i vjetër që kërkon zgjidhje të re Qentë endacak vazhdojnë të jenë një...

Kosova arrin në Bazel për përballjen me Zvicrën(Pamje)

Kosova arrin në Bazel për përballjen me Zvicrën(Pamje)

05/09/2025, 19:13

Ekipi kombëtar i Kosovës ka mbërritur në “St. Jakob-Park” të Bazelit, aty ku e pret përballja me Zvicrën, sonte nga...

Iu largua një kandidat, Bulliqi: Më befasoi, është ajo LDK që e pati shpallur dezertor (VIDEO)

Iu largua një kandidat, Bulliqi: Më befasoi, është ajo LDK që e pati shpallur dezertor (VIDEO)

05/09/2025, 17:59

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Komunës së Podujevës, ka folur për Ajet Poterën, ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës,...

A do të marrë pjesë në debate me kundërkadidatët? – Bulliqi jep përgjigjen (VIDEO)

A do të marrë pjesë në debate me kundërkadidatët? – Bulliqi jep përgjigjen (VIDEO)

05/09/2025, 17:45

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë që do të pranojë të marrë pjesë në...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy të vdekur në aksidentin në Astrazup të Malishevës

05/09/2025, 17:02

persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Astrazup të Malishevës, të premten. Për Klankosova.tv, zëdhënësi...

Lajmi i fundit

Xhemajl Hasani: Kërkesa për shkollë të re në Gerdoc ende pa përgjigje nga Komuna e Podujevës

Xhemajl Hasani: Qentë endacak në Podujevë – një problem i vjetër që kërkon zgjidhje të re

05/09/2025, 21:34
Kosova arrin në Bazel për përballjen me Zvicrën(Pamje)

Kosova arrin në Bazel për përballjen me Zvicrën(Pamje)

05/09/2025, 19:13
Iu largua një kandidat, Bulliqi: Më befasoi, është ajo LDK që e pati shpallur dezertor (VIDEO)

Iu largua një kandidat, Bulliqi: Më befasoi, është ajo LDK që e pati shpallur dezertor (VIDEO)

05/09/2025, 17:59
A do të marrë pjesë në debate me kundërkadidatët? – Bulliqi jep përgjigjen (VIDEO)

A do të marrë pjesë në debate me kundërkadidatët? – Bulliqi jep përgjigjen (VIDEO)

05/09/2025, 17:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv