https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ballafaqimi i studentëve me sfidat e shkollimit jashtë vendit

Ballafaqimi i studentëve me sfidat e shkollimit jashtë vendit
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kur Emma Freer studionte në St. Andrews, kursi i këmbimit nuk ishte në favor të saj. “Duhej të punoja gjatë gjithë verës për të kursyer”, ka thënë ajo. Tarifat e shkollimit mund të luhaten me disa qindra dollarë amerikanë, thotë ajo, në varësi të ditës që pagoi shkollimin

(AP ) – Kur Emma Freer ishte maturante në shkollën e mesme, në vitin 2011, përshtypja e saj për kulturën amerikane të kampusit – shoqërinë, lojërat e futbollit, kërkesat e kursit – nuk është se i bënte përshtypje. Prindërit e saj kishin kursyer mjaftueshëm para për ta mbuluar shkollimin e saj brenda shtetit, por: “E dija që nuk doja të shkoja në shtetin e Ohajos”.

Kolegji jashtë vendit ofroi një zgjidhje. Freer u diplomua në Universitetin e St. Andrews të Skocisë në vitin 2016, pa borxhe dhe me një diplomë masteri në anglisht dhe antropologji sociale.

Të mirat

“Kam marrë arsimim të shkëlqyer akademik si shkollim sekondar për udhëtime, jetesë jashtë vendit, të qenit i huaj në një kulturë të re”, ka theksuar Freer. “Kurrë nuk do të doja të kisha shkuar në ndonjë shkollë të SHBA-së”.

Të joshur kryesisht nga premtimet për shkollim më të lirë, studentët amerikanë po shikojnë gjithnjë e më shumë programet jashtë vendit.

Gjatë pesë vjetëve të fundit, universitetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë që numri i aplikuesve të diplomuar në SHBA është rritur në 49%, sipas Shërbimit të Pranimeve në Universitete dhe Kolegje, i cili menaxhon sistemin e pranimeve në universitetet publike në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i amerikanëve që studiojnë në Francë është rritur 5% gjatë pesë vjetëve të fundit dhe është rritur 50% nga 2020 në 2021, sipas Campus France, agjenci qeveritare franceze që promovon arsimin e lartë për studentët e huaj. Ndërkohë, kërkimet në Google në SHBA për “kolegjin jashtë vendit” janë më shumë se dyfishuar që nga shkurti 2021.

Por përballueshmëria e kolegjit varet nga më shumë sesa thjesht shkollimi. Duhet t’i dini kostot kryesore të një edukimi ndërkombëtar përpara se të rezervoni një biletë avioni në një drejtim.

Shkollimi

“Shkollimi është ajo që i tërheq njerëzit, ajo që tërheq vëmendjen e tyre”, ka treguar Jennifer Viemont, themeluese e “Beyond the States”, kompani që ndihmon studentët amerikanë të gjejnë programe diplome në Evropë.

Shkollimi jashtë vendit mund të ndryshojë në varësi të qytetit, vendit dhe llojit të shkollës që zgjidhni. Gjermania, për shembull, braktisi tarifat e shkollimit në universitetet publike për të gjithë studentët – përfshirë ndërkombëtarët – në vitin 2014. Nga ana tjetër, në Universitetin prestigjioz të Oksfordit të Anglisë, studentët ndërkombëtarë paguajnë deri në rreth 53.900 dollarë çdo vit.

Studentët amerikanë ndonjëherë mund të përdorin ndihmën federale për shkollat ndërkombëtare, përfshirë huat. Për më tepër, diplomat universitare nga shkollat jashtë vendit zakonisht zgjasin tre vjet, në vend të katër, duke u kursyer studentëve shkollimin dhe shpenzimet e një viti të plotë.

Kostoja e jetesës

Kostoja e jetesës ndryshon në qytete dhe vende të ndryshme, duke ndikuar në atë se sa paguani për strehim, ushqim dhe shpenzime të tjera bazë përtej shkollimit.

Për shembull, Norvegjia ka ofruar prej kohësh shkollim falas për të gjithë studentët, pavarësisht nga origjina – por studenti mesatar atje duhet të paguajë rreth 1260 dollarë në muaj për shpenzimet e jetesës, sipas Universitetit të Bergenit.

Mirëpo, në Portugali, shpenzimet bazë shkojnë përgjysmë. Një student do të ketë nevojë për rreth 640 dollarë në muaj për të kaluar, sipas ISPA-s, Instituti i Psikologjisë së Aplikuar të Lisbonës.

Kurset e këmbimit

Kurset e luhatshme të këmbimit mund ta bëjnë të vështirë parashikimin e kostos së plotë të arsimimit tuaj, thotë Jessica Sandberg, dekane e regjistrimeve ndërkombëtare në Universitetin Duke Kunshan, sipërmarrje e përbashkët midis Universitetit Duke në Karolinën e Veriut dhe Universitetit Wuhan të Kinës.

Kur Freer studionte në St. Andrews, kursi i këmbimit nuk ishte në favor të saj. “Duhej të punoja gjatë gjithë verës për të kursyer”, ka thënë ajo. Tarifat e shkollimit mund të luhaten me disa qindra dollarë amerikanë, thotë ajo, në varësi të ditës që pagoi shkollimin.

Krijoni njëfarë fleksibiliteti në buxhetin tuaj për të llogaritur ndryshimet e kursit të këmbimit dhe merrni parasysh studimin në një vend me një kurs këmbimi të favorshëm.

Shpenzimet e tjera

Kujdesi shëndetësor – Shumë vende kërkojnë që studentët të paguajnë një tarifë vjetore për të hyrë në sistemin e tyre kombëtar të kujdesit shëndetësor. Ndërsa kjo mund të kushtojë disa qindra dollarë çdo vit, mbulimi është më se i mjaftueshëm. Kur djali i Viemontit theu kyçin e dorës në Holandë, nuk kishte asnjë shpenzim nga xhepi.

Udhëtimet – Studentët që duan të përdorin kohën e lirë për të udhëtuar duhet të kursejnë për këto shpenzime. Emergjencat, si një anëtar i familjes që sëmuret, mund të çojnë në fatura më të mëdha udhëtimi. “Kushton më shtrenjtë kur gjërat shkojnë keq”, këshillon David Hawkins, themelues i konsulencës së pranimeve në kolegj me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, The University Guys, kështu që lini mënjanë paratë për një fluturim në minutën e fundit për në shtëpi. Kartat e kreditit të përshtatshme për studime jashtë vendit mund të ndihmojnë në uljen e disa shpenzimeve të udhëtimit.

Vizat – Shumica e vendeve ose rajoneve kërkojnë viza studentore ose leje qëndrimi. Megjithëse këto zakonisht nuk janë shpenzime të mëdha, disa kërkojnë detyrimisht “dëshmi të mjeteve financiare”, shpjegon Sandra Furth, planifikuese e certifikuar arsimore dhe themeluese e World Student Support. Në Britani, për shembull, ju duhet të tregoni kursime të mjaftueshme për ta mbuluar vitin e parë të shkollimit, plus të paktën rreth 11.200 dollarë për shpenzimet e jetesës.

Përktheu: Blerta Haxhiu

Post Views: 179

Poste të ngjashme

Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

06/09/2025, 9:41

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka bërë me dije se kjo parti të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Gjykatat njohin të drejtën për pensione të dyfishta, shteti refuzon zbatimin

Gjykatat njohin të drejtën për pensione të dyfishta, shteti refuzon zbatimin

06/09/2025, 9:35

Kategoritë e dala nga lufta po detyrohen të ndjekin rrugë ligjore për çështjen e pensioneve të dyfishta. Në kohën kur...

Bajrami për investimet kapitale: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për 4 vite, dobët, shumë dobët

Bajrami: Kurti me bllokada, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike!

06/09/2025, 9:30

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se përderisa bllokada vazhdon nga Kurti dhe aleatët e tij, Kosova po rrëshqet...

25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Sot 26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

06/09/2025, 7:16

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi i saj. Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë,...

Xhemajl Hasani: Kërkesa për shkollë të re në Gerdoc ende pa përgjigje nga Komuna e Podujevës

Xhemajl Hasani: Qentë endacak në Podujevë – një problem i vjetër që kërkon zgjidhje të re

05/09/2025, 21:34

Qentë endacak në Podujevë – një problem i vjetër që kërkon zgjidhje të re Qentë endacak vazhdojnë të jenë një...

Lajmi i fundit

Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

06/09/2025, 9:41
Gjykatat njohin të drejtën për pensione të dyfishta, shteti refuzon zbatimin

Gjykatat njohin të drejtën për pensione të dyfishta, shteti refuzon zbatimin

06/09/2025, 9:35
Bajrami për investimet kapitale: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për 4 vite, dobët, shumë dobët

Bajrami: Kurti me bllokada, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike!

06/09/2025, 9:30
25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Sot 26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

06/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv