https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

BE e prerë për planin evropian, Kurtit dhe Vuçiqit iu “mohohet” e drejta për të negociuar

BE e prerë për planin evropian, Kurtit dhe Vuçiqit iu “mohohet” e drejta për të negociuar

Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Kurti është shprehur shumë optimist, se nga ky takim me Vuçiqin, do të rezultojë një marrëveshje, e cila do çonte në normalizimin e plotë të raporteve mes dy vendeve që sipas tij ‘’mund të ndodhë këtë vit’’.

”Nuk mund të them për momentin se kur do të arrihet marrëveshja. Por, unë jam i përkushtuar, konstruktiv, kreativ në arritjen e kësaj marrëveshjeje, sepse koha është thelbësore”.

”Propozimi i BE-së, jep njohje ‘de-fakto’ dhe përmban shumë paragrafë, nga modeli gjermano-gjerman i vitit 1972, i cili çoi në vende në OKB nga të dy vendet”.

”Mendoj se takimi i ardhshëm do të tregojë se sa shpresëdhënës mund të jemi për këtë vit. Unë jam optimist. Jam shumë optimist se mund të ketë një marrëveshje këtë vit”.

Por, Kurti përmendi edhe një kërkesë drejt Beogradit zyrtar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

”Ne kemi nevojë për një përfshirje të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë që Beogradi zyrtar, që të fillojë dhe të distancohet si nga e kaluara, përkatësisht nga Millosheviqi, ashtu edhe nga e tashmja, domethënë nga presidenti despotik Putin”.

Në anën tjetër, emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçakut, plani në vete është “merre ose lëre”.

Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.

“27 shkurti është sigurisht një ditë shumë e rëndësishme që do ta kemi takimin tonë mes dy liderëve, por për herë të parë do t’i kushtohet propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve. Pra, ju takon të dy liderëve ta bëjnë një ditë “D”. Shpresoj që do të jetë rezultati.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Presim që ata zyrtarisht dhe publikisht ta pranojnë planin evropian. Do të jetë më shumë se pranim gojor por nuk dua të flas për ceremoni. Është shumë e rëndësishme të zbatohet ajo që do të dakordohet. Është e drejtë që ata ta thonë fjalën e tyre.

ADVERTISEMENT

Plani nuk do të negociohet. Është plan i hartuar nga BE, palët janë konsultuar në drafin e parë dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata”, u shpreh Lajçak në RTK.

Çfarë i ka paraprirë takimit në Bruksel?

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka vizituar për herë të fundit Prishtinën dhe Beogradin më 6 shkurt, me qëllim që të caktojë një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut.

Pas kësaj vizite, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e konsideron atë bazë të mirë për diskutime të mëtejme.

Paraprakisht, Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Poste të ngjashme

Sulm me armë zjarri në Pejë

Operacion antikorrupsion i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në: Ky është njëri nga të arrestuarit

18/12/2025, 22:14

Një operacion antikorrupsion që ka ndodhur pasditen e sotme është shoqëruar me arrestimet e disa zyrtarëve të lartë. Njëri nga...

Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues

Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues

18/12/2025, 21:32

Nga tubimi i mbajtur në Malishevë, kandidati i LDK-së për Kryeministër tha se LDK, do ta kthejë rendin kushtetues. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

18/12/2025, 20:58

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka nisur një aksion të gjerë lidhur me...

Mustafa-Kurtit: Kujdes ndaj Lajçakut, s’është arenë e gazit lotësjellës

Caktimi i Kryeshefit të Ibër-Lepencit në WhatsApp nga VV, ironizon Mustafa: Formë e veçantë e dashurisë ndaj shtetit

18/12/2025, 19:32

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar ironikisht përmbajtjen e komunikimeve në WhatsApp mes Dejona Mihalit, Artane Rizvanolli dhe...

Gjenerali Rrahman Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer që u shkollua në Amerikë

Gjenerali Rrahman Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer që u shkollua në Amerikë

18/12/2025, 10:10

  Gjenerali dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka ngritur alarmin për, siç tha ai,...

Lajmi i fundit

Sulm me armë zjarri në Pejë

Operacion antikorrupsion i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në: Ky është njëri nga të arrestuarit

18/12/2025, 22:14
Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues

Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues

18/12/2025, 21:32
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

18/12/2025, 20:58
Mustafa-Kurtit: Kujdes ndaj Lajçakut, s’është arenë e gazit lotësjellës

Caktimi i Kryeshefit të Ibër-Lepencit në WhatsApp nga VV, ironizon Mustafa: Formë e veçantë e dashurisë ndaj shtetit

18/12/2025, 19:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv