https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Në kufirin Poloni-Ukrainë përgatitje për një valë të re refugjatësh

Në kufirin Poloni-Ukrainë përgatitje për një valë të re refugjatësh

Pasi tanket ruse hynë në Ukrainën lindore një vit më parë, miliona ukrainas u larguan drejt Polonisë. Shumë prej tyre arritën më këmbë tek pika kufitare në Medyka, ku i prisnin agjenci të shumta humanitare.

Jeta e shkurtër e Danilit është kthyer përmbys nga sulmi i Rusisë. Ai dhe nëna e tij Julia, u larguan nga Kievi një vit më parë. Ata qëndruan në Dnipro, por u shtrënguan të largoheshin sërish pasi qyteti u sulmua dhe sapo kanë mbërritur në qytetin kufitar polak Medyka.

Tashmë ata kanë një plan. Partneri i ri i Julias është shofer kamioni. Ata do të jetojnë në kamionin e tij, ndërsa ai përshkon rrugët e Evropës.

“Nuk është aq keq, pasi është shumë ngrohtë dhe kemi rrymë elektrike. Dhe është shumë interesante për djalin tim. Kam një djalë tre vjeç dhe nuk është aq keq. Ka siguri për ne”, thotë Julia Tenchuk.

Polina Osadacha ndihmon për t’u kujdesur për Danilin. Ajo është vetë refugjate, që tashmë punon për OKB-në në qendrën e pritjes së refugjatëve në pikën kufitare në Medyka. Ajo thotë se ukrainasit po i përshtaten luftës.

“Kur filluan problemet me prerjen e dritave, njerëzit u stresuan, u tronditën, çfarë duhej të bënin? Por, tashmë kanë gjeneratorë. Kanë bateri për energjinë”, thotë zonja Osadcha.

Britanikët Mo Hornik dhe Mikey Stewart-Richardson janë me organizatën bamirëse MAD Foundation, që dërgon ndihma në Ukrainë dhe tërheq refugjatët për në Britani. Sot pasagjeri i tyre është një mace.

“Pronarja e maces ka jetuar në Britani për ca kohë dhe dëshironte me dëshpërim bashkimin. Kështu që ndihmuam me organizimin e transportit. Është më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë, që njerëzit të jenë të ndërgjegjshëm për situatën në Ukrainë. Mendoj se shumë njerëz mund të ndjehen disi të lodhur nga lajmet që shohin, por situata është ende shumë shumë e rëndë”, thotë zonja Hornik.

Në pikën kufitare në Medyka kanë ndryshuar shumë gjëra brenda një viti. Kur filloi sulmi i Rusisë, gati 30 mijë refugjatë kalonin kufirin çdo ditë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tashmë kalojnë në ditë vetëm disa qindra. Aty ku gjendeshin kuzhinat e supës, tashmë gjenden kioska telefonash. Autobuzët i largojnë ukrainasit me shpejtësi nga kufiri. Kryebashkiaku i qytetit Przemysl, pak kilometra nga kufiri, kujton kaosin e një viti më parë.

“40 për qind e gjithë refugjatëve nga Ukraina kaluan në këtë qytet. Pra është një sasi e jashtëzakonshme njerëzish që hynë në një qytet kaq të vogël. Shumë prej tyre ishin tepër të uritur dhe të etur. Disa prej tyre kishin nevojë për ndihmë mjekësore”, thotë kryebashkiaku Wojciech Bakun.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Një ish-supermarket në Przemysl është shndërruar në një qendër humanitare. Këtu magazinohen sasi të mëdha ushqimesh dhe pijesh, krevatesh dhe batanijesh.

Ekziston frika se një ofensivë e re e forcave ruse do të krijojë një valë të re refugjatësh.

“Sistemin e logjistikës e kemi të gatshëm për t’u zgjeruar. Kemi shumë shtretër të ruajtur nëpër shkolla dhe gjëra të tilla. Pra jemi gati sërish për një situatë të tillë. Por, shpresoj mos të krijohet prapë ajo situatë”, thotë kryebashkiaku.

Sulmi i Rusisë solli miliona refugjatë drejt Polonisë dhe një luftë tokësore të përmasave të mëdha në pragun e NATO-s. Dymbëdhjetë muaj më pas dhe me pak shenja për dhënien fund të konfliktit, të gjitha palët po përgatiten për një luftë të gjatë./VOA

Poste të ngjashme

Ndërron jetë veterani i arsimit, Mustafë Ajvazi

Ndërron jetë veterani i arsimit, Mustafë Ajvazi

16/12/2025, 8:49

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Komunë e Podujevës, Mustafë Ajvazi. Ajvazi ishte mësuesi im i parë i gjuhës...

“Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve”

“Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve”

16/12/2025, 8:28

Zgjedhjet e parakohshme nacionale janë përcaktuar të mbahen më 28 dhjetor. Mirëpo zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

16/12/2025, 8:22

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Bastri Dubova. Ai ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë...

LDK publikon një nga ‘premtimet e thyera të Qeverisë’

LDK prezanton sot kandidatët dhe programin politik

16/12/2025, 8:07

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110 kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Duke...

Qeveria miraton kërkesën e Ministrisë së Financave për “kursime dhe ndarje buxhetore”

Qeveria miraton kërkesën e Ministrisë së Financave për “kursime dhe ndarje buxhetore”

15/12/2025, 16:14

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike të hënën. Në këtë mbledhje sipas njoftimit është...

Lajmi i fundit

Ndërron jetë veterani i arsimit, Mustafë Ajvazi

Ndërron jetë veterani i arsimit, Mustafë Ajvazi

16/12/2025, 8:49
“Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve”

“Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve”

16/12/2025, 8:28
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

16/12/2025, 8:22
LDK publikon një nga ‘premtimet e thyera të Qeverisë’

LDK prezanton sot kandidatët dhe programin politik

16/12/2025, 8:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv