Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të hënën kanë zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.
“Tension për Asociaconin” ka qenë mbishkrimi i pankartës gjigande të vendosur në objektin e Qeverisë nga aktivistët e kësaj partie.
Ky aksion i PSD-së vjen vetëm pak orë para takimit të Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.