https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bislimi haptazi e pranon se do të formohet “Zajednica”, diskuton vetëm për hapat se si do të bëhet

Bislimi para eurodeputetëve: Kemi pranuar planin e BE-së, por normalizimi i plotë bëhet me njohje reciproke

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi sot ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku është pyetur edhe rreth takimit të djeshëm në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, ku është rënë dakord për planin evropian dhe gjithashtu është pyetur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Bislimi e ka pranuar haptazi se pika e 10-të e planit evropian parasheh se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen dhe aty mund të futet Asociacioni i Komunave Serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai thotë se zbatimi i kësaj pike duhet të ndahet në tre hapa që ka të bëjë me listimin e marrëveshjeve të kaluara.

“Propozimi ka 10 pika, njëra tyre është pika 10 thotë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme dhe ky është paragrafi ku Asociacioni i Komunave Serbe do të futej. Sidoqoftë, kjo marrëveshje, ose ky paragraf duhet të ndahet në tre hapa, fillimisht duhet të bëjmë listim të marrëveshjeve të kaluara që janë të përfshira në Bashkimin Evropian, së dyti duhet të bëjmë një listë të marrëveshjeve që janë implementuar, dhe së treti të shikojmë se cilat janë marrëveshjet që janë plotësuar plotësisht ose nuk janë plotësuar fare.”, thotë Bislimi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Më tutje, ai i referohet marrëveshjes së prillit të vitit 2013 që ka të bëjë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të cilën sërish thotë se ka gjëra që duhet të konsiderohen, por duke mos e mohuar formimin e tij.

Bislimi në këtë pikë thotë se letra e dërguar nga Frederica Mogherini për ish-kryeministrin e Kosovës atë kohë tregon qartë se Asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i vetëqeverisjes.

ADVERTISEMENT

“Një prej tyre e nënshkruar në prill të 2013, që është marrëveshja numër 16 në listën e marrëveshjeve, kronologjikisht, kjo është një marrëveshje për normalizimin që kërkon obligime të shumta nga të dy palët, një nga parakushtet është që të gjitha strukturat paralele duhet të zhbëhen. Një paragraf tjetër thotë që Serbia nuk do të pengojë Kosovën në rrugën e Bashkimit Evropian. Dhe ka paragrafë që kanë të bëjnë me Asociacionin që duhet t’i diskutojmë për kohën që t’i prekim këto kritere, dhe të marrim në konsideratë tri elemente kryesore; Asociacioni duhet të jetë në linjë me legjislacionin e Kosovës, gjithashtu me pozicionin e BE-së dhe është një qëndrim i dërguar nga Bashkimi Evropian, më konkretisht Frederica Mogherini ndaj kryeministrit të Kosovës atëherë për Asociacioni çka mund të jetë e çka nuk mund të jetë, dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe e treta se nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes.”, thotë Bislimi.

Ai gjithashtu ka folur edhe për zbatimin e planit evropian, duke thënë se duhet të definohen afatet dhe konsekuencat për palën e cila nuk i përmbahet marrëveshjes. /Paparaci.com/ 

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv