https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mulhaxha pasi u pushua nga puna në MD: Fajin më të madh e kam që jam vëllai i deputetes

Mulhaxha pasi u pushua nga puna në MD: Fajin më të madh e kam që jam vëllai i deputetes

Ilir Mulhaxha ka njoftuar është pushuar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat “përmes Facebook-ut të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu”.

Ai tha se nuk ka pranuar ende vendimin e komisionit dhe nuk e di për cilat shkelje ligjore pretendohet që çuan në këtë situatë.

“Gjithashtu, ende deri në ditën e sotme nuk e kam parë procesverbalin e seancës dëgjimore, të cilin Ministria ende nuk ma ka dorëzuar që ta nënshkruaj dhe të njëjtin ta pranoj. Me bindje të plotë deklaroj se unë si përmbarues privat, që ushtroj këtë profesion për më shumë se 8 vite, fillimisht në një institucion prestigjioz bankar dhe disa vite si përmbarues privat, deri tani nuk më është shqiptuar asnjë vërejtje, përkundrazi jam vlerësuar si një ndër përmbaruesit më të suksesshëm në Kosovë”, shkroi ai në FAcebook.

Mulhaxha deklaroi se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore deri më tani.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Me përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore deklaroj se nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore por vetëm kam zbatuar vendimet e formës së prerë të gjykatës deri tani. Këtë gjë e kam dëshmuar deri tani vetëm përmes procedurave ligjore, si në rastin e parë, dhe do të vazhdoj njëjtë, mirëpo ngarendja e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë për të bërë gjyqësinë përmes Facebook-ut, jam i detyruar që dhe unë tash e tutje ta ndjek rrugën edhe përmes mediave”, shtoi ai.

Krejt në fund, ai u shpreh se fajin më të madh për këtë gjendje e ka që është vëllai i deputetes së LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Po, unë kam vetëm një faj, që ushtroj profesionin e përmbaruesit privat, mirëpo si duket fajin më të madh e kam që jam vëllai i deputetes”, përfundoi ai.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë, sot zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për pushim nga puna të Mulhaxhës.

Sipas Sallahut, Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur se i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, ka shkruar Sallahu

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv