https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku: Kurti nuk e ka nënshkruar Zajednicën, por ka sjellur diçka tjetër më të keqe

“Pse u pajtove me Asociacionin?” – Kurti: “Ju po thoni a ka Asociacion, unë ju them se s’ka marrëveshje por vetëm propozim”

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar mocionin e tij për raportimin e kryeministrit, Albin Kurti në Kuvend.

Në fjalën e tij, Abdixhiku ka përsëritur pikat shqetësuese nga marrëveshja që Kurti është dakorduar e që sipas tij, është parathënia e marrëveshjes dhe neni 7 dhe 10 i propozimit të BE-së.

Ai tutje ka thënë se kryeministri në asnjë moment nuk ka folur për tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Frika e mazhorancës nga fjala jonë është veçse dëshmi e së vërtetës sonë. Kjo frikë, kjo çështje, tregon mungesën e plotë jo vetëm të unitetit tonë në dialog… Sikur ta kishte në mendje ky pushtet përballjen me Vuçiqin e jo luftën e brendshme në Kosovë, ndoshta do ta kuptonte më mirë marrëveshjen e pranuar më 27 shkurt. Ne kërkojmë të trajtojmë të gjithë marrëveshjen e arritur në Bruksel. Kjo marrëveshje ka 11 nene, një parathënie por edhe një aneks i pa bërë publik. Është insistimi yt që të flasim për parathënien e mbajtur fshehtë nga kryeministri i Kosovës në seancën raportuese e të lënë në gjysmë për dialogun. Në atë seancë, kryeministri në asnjë moment nuk ka folur për tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës”, ka thënë Abdixhiku.

Më tej, Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk mund të akuzohet për marrëveshjet paraprake në të cilat përfshihet edhe Asociacioni, por sipas tij, Kurti ka sjellur diçka më të keqe se këto.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në një rast të paprecedent, Kosova pajtohet pa paragjykimin e palëve mbi çështjen e statusit të vetë. Mendoni pak. Në një formulim të vetëm, ky kryeministër barazon mos-njohjen e Serbisë me vetë aktin e shpalljes së pavarësisë. Neutraliteti mbi statusin është dëm historik mbi Kosovën. Madje edhe marrëveshjet paraprake që kishte ambiguitet, kishte referencë vendimin e GJND-së mbi aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo marrëveshje Kurti-Vuçiq ka jo vetëm mungesë të njohjes në qendër të saj por edhe neutralitetin e statusit. E vërteta e vetme e substancës së kësaj marrëveshjes duhet të gjendet në nenin 7 dhe 10. Në këto dy nene gjejmë dy elemente qenësore të kësaj marrëveshjeje, për të cilën kryeministri duhet të raportojë sot. Sado që kryeministri që është munduar ta mbajë fshehtë, sidomos përpara bazës së vetë elektorale, ai ka paralajmëruar implementimin e marrëveshjeve paraprake, përfshirë edhe Asociacionin. Albin Kurti nuk e ka sjellë Asociacionin. Por, ajo çfarë po sjell ky kryeministër është pranimi i këtij Asociacioni përkundër kundërshtimit disa-vjeçar që ia ka bërë”, ka thënë ai.

“Ajo çka nuk dihet se çfarë ka pranuar janë definuar në nenin 7. Aty kryeministri Kurti ka hapur një dritare të re; fillimisht vetë-menaxhimin serb dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me qeverinë e Kosovës. Flitet për një nivel vetë-menaxhimi për një komunitet, atë serb. Çka ndodhi me pozicionin e tij? Meqenëse na ka thënë se është i zoti në dialog, na tregoi çka ka përfshirë në platformën për dialog. Kryeministri ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të obligueshme, njohjen në qendër… Si një negociator i fortë, kryeministër na trego se sa nga këto i ke përfshirë në marrëveshje?”, tha tutje Abdixhiku. /Demokracia.com/ 

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv