https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

QKUK s’ka barna, ku po “avullohen” ato !

85 mjekë specialistë lënë ShSKUK-në në tri vjet, 56 veç sivjet
Share on FacebookShare on Twitter

Ka vite që Klinikave në QKUK u mungojnë barnat nga lista esenciale, e pacientët detyrohen që ato t’i sigurojnë vet. Ka shumë dyshime të ngritura se ku mbesin barnat, të cilat janë të destinuara për QKUK.

Madje dyshime për këtë kanë dhe vet mjekët të cilët punojnë në QKUK, e të cilët pohojnë se barnat të cilat po blihen e po mungojnë në klinika, po keqpërdorën.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu thotë për “Indeksonline” se Qeveria ka rritur  buxhetin, por po aq janë rritur dhe çmimet dhe se mbetet problematike përmirësim i furnizimit me barna. Ndërkaq thotë se askush nuk e di se si po shfrytëzohen barnat në QKUK.

“Mungesat janë të njëjta, ka periudha që përmirësohet, ka periudha që  prapë janë akute, kështu që një gjë është e sigurt, që derisa nuk do të kemi një sistem informimit SISH të  funksionalizohet, nuk do të ketë përmirësim. Sepse të hollat janë, barnat po blihen, si po shfrytëzohen ato askush nuk e di “, thotë ai.

Sejdiu madje pohon se për kaq vite nuk ka arritur të implementohet Sistemi Informativ Shëndetësor, pasi që dikush ka pasur interes, që ai të mos zbatohet dhe të ketë hapësira për keqpërdorime.

“Barnat po blihen në moment që nuk ka një vijë të kontrollit, të regjistrimit, të përcjelljes ku po shkojnë ato barna, sa po shkojnë, atëherë automatikisht është mjegull e mjaftueshme për keqpërdorim. Çdo herë dyshimi për mos implementim të SISH-it ka shku tek ata të cilët në të vërtetë kanë përfitime prej saj”, thotë Sejdiu.

ADVERTISEMENT

Ai thotë se është e pakuptimtë krejt kjo që ndodh në QKUK, që barnat blihen në bazë të kërkesës dhe ato harxhohen para afatit.

“Dikun po s’po them në QKUK. Diku po. Sepse është e pakuptimtë që barnat po blihen në bazë të kërkesave dhe ato po harxhohen para afatit, apo para numrit, nëse kemi një numër të mirëfilltë të përshkrimeve”, thekoi Sejdiu.

Ndërsa thotë se mjekët akuzohen pa të drejtë, pasi që ata sipas tij nuk kanë gisht në keqpërdorimin e barnave, pasi që ata nuk menaxhojnë me to.

“Gishti shkon te mjekët, që nuk është e vërtetë. Mjekët nuk menaxhojnë me barna. Mjekët vetëm përshkruajnë. Cili mjek merret me shitjen e një aspirine të 50 centëve. Kjo është hajgare. Por kjo ka qenë mënyra më e lehtë dhe është mënyra më e lehtë e dështimit të menaxhereve dhe drejtimi i gishtit ka mjekët. Hajde le ta bëjnë një hulumtim. Pse nuk e bëjnë menaxheret një hetim, ku po shkojnë barnat. Sepse nuk e kanë ndërtuar një sistem, i cili do të menaxhonte, do të shihte si po shkojnë barnat, ku po harxhohen. Ato duhet me u harxhu dhe nuk janë mjekët ata që vjedhin barna. Nuk kanë mbetur në 20 euro me vjedh barna”, thotë Sejdiu.

Sipas tij Sistemi Informativ Shëndetësor do t’i zbardhte këto dyshime për keqpërdorime. Ai thekson se përkundër asaj që Qeveria ka ndarë më shumë mjete për barnat, me këtë sistem që është tani, është njësoj si të hidhen në oqean.

“Le të përcillen. A po  jem të sigurt që ata barna të porositura dhe arrijnë atje, apo mbesin rrugës. Kujt i dorëzohen sa dorëzohen. Krejt është sistemi informativ, i cili do t’i zbardhte apo do ta rregullonte. Unë dhe në fund të vitit kur Qeveria dha të holla shtesë disa milion, unë deklarova kot ato janë nëse nuk dihen se ku po shkojnë. Nuk ka një sistem të monitorimit regjistrimit të barnave deri tek përdoruesi, ajo është sikur t’i hedhësh në oqean ato të holla”, thotë Sejdiu.

Ndërsa thotë se derisa nuk përmirësohet sistemi i menaxhimit në spitale, nuk do të ketë përmirësim sa i përket furnizimit me barna dhe se mundësia e keqpërdorimit do të jetë e madhe.

“Mundësia është shumë e madhe, sepse nuk ka sistem. Në shumicën e rasteve i regjistrojnë me dorë. Po mirë kush i kontrollon ato. I ka kontrollu nëse një X pacient i ka marrë ato barna, apo përputhen me terapinë. A po ka pas nevojë për atë terapi. Janë një mori keqpërdorimesh që do të mund të bëheshin, s’po them që bëhen, ka diçka. Do të mund të bëheshin pa SISH-in. Përndryshe kjo do të vazhdojë mungesa do të ketë…Derisa nuk përmirësohet sistemi i menaxhimit në spitale, nuk ka kurgjë prej kësaj pune”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkaq Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, nuk ka preferuar të flasë në lidhje me mungesën e barnave dhe dyshimet për keqpërdorim. Megjithëse “Indeksonline”  ka kërkuar nga SHSKUK-ja një përgjigje rreth menaxhimit të barnave dhe dyshimeve të ngritura për keqpërdorim, nuk ka marrë një përgjigje./Indeksonline/

 

Poste të ngjashme

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

30/04/2026, 6:59

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke...

Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim

Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim

30/04/2026, 6:54

Partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidenca për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare,...

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo...

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në...

Lajmi i fundit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

30/04/2026, 6:59
Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim

Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim

30/04/2026, 6:54
Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24
Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv