https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Skenari për nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, çfarë ceremonie është planifikuar

Skenari për nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, çfarë ceremonie është planifikuar
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas kthimit nga Brukseli ku ka qëndruar bashkë me Kryeministrin Kurti e ku kanë takuar palën serbe ka zbuluar detaje të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes nëse ajo ndodh. Sipas tij, marrëveshja me palën serbe do të nënshkruhej në praninë e 27 liderëve të BE’së.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në deklaratat e tij për përpjekjet që po bën Unioni për të gjetur zgjidhje në pikën më të nxehtë të palëve, Asociacionin, pati treguar se ka marrë në dorë analizimin e 15 modeleve të mbrojtjes së pakicave në tryezën e tij në Bruksel.

Tash pas dakordimit të arritur të hënën se janë pajtuar me propozimin europian, Lajçak ka dërguar modelet në tryezën e kryeministrit Kurti.

Për këtë ka folur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tregoi pak për atë se si janë këto modele, por tha se Kosova dhe Serbia do të kenë më pak probleme pas kësaj marrëveshje.

“Ne duhet të shohim se cili model na përshtatet, ne nuk do të kopjomë. Ka modele të cilat logjikisht nuk mund të implementohen në Kosovë, e që janë zhvilluar për ishuj”, tha ai.

Në janar, Lajçak kishte folur për këto modele, derisa garantonte se “nuk do të shkruani diçka me të cilën nuk do të pajtoheni”.

“Ka modele ekzistuese modele europiane funksionale. Unë kam 15 analiza të mbrojtjes së pakicave në tryezën time në Bruksel. Disa prej këtyre modeleve ndoshta s’keni dëgjuar për to. Asnjë nga to nuk ka shkaktuar jofunksionalitet ku zbatohet ky model. Kosova e ka dërguar aplikacionin për Këshill të Europës. KiE ka një kornizë të shkëlqyer ligjore për ta adresuar këtë çështje. Mos u frikësoni nga diçka që ju do ta hartoni, kjo është çfarë dua të them”, kishte thënë Lajçak

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai gjithashtu ka thënë se filozofia e tij është kundër krijimit të diçka që asnjëherë nuk është provuar diku tjetër më parë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Të sigurohemi që çdo gjë që propozojmë bazohet në modelet ekzistuese dhe që funksionojnë mirë”.

Për aplikimin e modeleve ekzistuese në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pati folur edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Më 5 gusht të vitit të kaluar, gjatë një bisede me gazetarët, Escobar pati thënë se praktikat që mbrojnë trashëgiminë dhe gjuhën amtare të minoriteteve – pa shkelur Kushtetutën e shtetit ku jetojnë – ndoshta mund të përdoren “si udhëzues për të zbatuar Asociacionin”.

Kryeministri Kurti pas takimit trilateral në Bruksel tha se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen ku parashihet edhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara. Por, ai tha se nënshkrimi nuk ndodhi për shkak të refuzimit të presidentit serb, Vuçiq.

Ndërkaq, Bislimi, duke njoftuar se takimi i radhës i nivelit të lartë do të jetë më 18 mars në të cilin do të diskutohet për një dokument të përbashkët të aneksit, tha se në momentin kur palët pajtohen, Bashkimi Europian do të marrë përsipër procedurat e nënshkrimit apo finalizimit.

ADVERTISEMENT

Këtu Bislimi paralajmëroi një ceremoni ku do të jenë pjesëmarrës të 27 kryeministrat e shteteve të BE-së.

“Kjo është ideja apo plani, këtë duhet ta aranzhon z.Borell”, tha ai.

Poste të ngjashme

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

30/04/2026, 15:21

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se 7 qershori është vendosur zyrtarisht...

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke rikujtuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme ndër vite për të...

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

30/04/2026, 14:46

Është liruar në shtëpi burri që u plagos të mërkurën në Mitrovicë. Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu,...

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

30/04/2026, 14:40

Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, është deklaruar pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun rreth datës së zgjedhjeve....

Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor

Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor

30/04/2026, 14:37

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësuesit e partive duket se kanë...

Lajmi i fundit

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

30/04/2026, 15:21
OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57
Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

30/04/2026, 14:46
LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

30/04/2026, 14:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv