https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjermania thirrje pas bllokadës nga Dodik: Të ratifikohet shpejt marrëveshja me Kosovën

Gjermania thirrje pas bllokadës nga Dodik: Të ratifikohet shpejt marrëveshja me Kosovën

Për shkak të qasjes destruktive të Millorad Dodikut, Bosnja e Hercegovina vazhdon të mbetet një prej shteteve që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Përveç kësaj, Dodik kujdeset që të pengoj çfarëdo avancimi të raporteve bilaterale në mes të Prishtinës zyrtare dhe Sarajevës. Kështu ka ndodhur edhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit në të cilat përfshihet edhe liria e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Bosnjës vetëm me karta të identitetit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ditë më parë Republika e Kosovës e ka ratifikuar në Kuvend këtë marrëveshje me Bosnjën, derisa të njëjtën gjë s’ka arritur që ta bëjë Bosnja për shkak të qëndrimit të kreut të “Republika Srpskas” Millorad Dodik.

Lidhur me këtë pengesë që Dodik po i bën Procesit të Berlinit dhe lirisë së lëvizjes, në një përgjigje për Gazetën Express nga Qeveria e Gjermanisë kanë bërë thirrje që të gjithat shtetet, përfshirë edhe Bosnje e Hercegovinën ta kompletojmë shpejtë ratifikimin, në mënyrë që marrëveshjet të hyjnë në fuqi.

“Ne mirëpresim faktin që Shqipëria dhe Kosova kanë ratifikuar tri marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit më 3 nëntor. Ne iu bëjmë thirrje të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor që sa më shpejt të kompletojnë procesin e ratifikimit në mënyrë që marrëveshjet mund të hyjnë në fuqi”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane për Gazetën Express.

Në fund nga Berlini zyrtar thotë se këto marrëveshje do të sjellin përfitime të mëdha për qytetarët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në fushën e lirisë së lëvizjes.

Ndaj Dodik për bllokimin e marrëveshjes ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Cramon ka shkruar se bllokimi i ratifikimit dhe ndalimi i qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm është diçka e papranueshme.

“I bëj thirrje Millorad Dodikut të mbaj fjalën dhe ta ratifikojë atë. Këto bllokada janë parandalim për rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Cramon./GazetaExpress/

Poste të ngjashme

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Lajmi i fundit

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20
Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv