https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Duan djem, në Kosovë po aplikohen metoda të ndryshme për të mos lindur vajza

Duan djem, në Kosovë po aplikohen metoda të ndryshme për të mos lindur vajza

 

“Ka grua që i ka fëmijët të një gjinie më shumë dhe e do edhe fëmijën e gjinisë tjetër…dhe me punën time, shumë bashkëshort i kam bo me gjininë që e duan”, kjo është deklarata e kundërligjshme e një gjinekologu në Kosovë.

 

Kjo, vjen si shkak që mozaiku i familjes në Kosovë ende nuk konsiderohet i plotë nëse familja nuk e ka një djalë.

 

Mentaliteti patriarkal i trashëguar me breza në shoqërinë kosovare po institucionet e drejtësisë duke lejuar që çifte të shumta që nuk u kanë lindur në rrugë natyrale djem,të kërkojnë mënyra të ndryshme për të ardhur deri tek lindja e një fëmije mashkulli.

 

Metoda alternative mjekësore por edhe të tilla shkencore po aplikohen nga gratë që duan të lindin fëmijë të gjinisë mashkullore, përkundër se Ligji për shëndetin riprodhues, neni 23, tek veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar ndalon përzgjedhjen e gjinisë.

Pavarësisht kësaj, janë kryesisht mjekët specialistë gjinekologë ata që po ndihmojnë këto gra në gjetjen e një zgjidhjeje për selektim gjinie, që pos e kundërligjshme është edhe e dënueshme.

 

“Përfundimisht kam vendosë me e bo një send që ndoshta logjikisht me mjekësi nuk është e lejueshme”, shprehet një Nënë e cila në intervistë për emisionin Udhëve në RTK, tregon se çfarë metodash përdori që të bënte selektimin e gjinisë.

Nuk është qe kemi bërë ndonjë planifikim familjar por të gjithë fëmijët kanë ardhur me një dëshirë, dmth i kam 6 fëmijë, 5 vajza dhe një djalë, dhe jam shumë e lumtur”, shprehet ajo.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

“… pas5 vajzave e kam djalin”, vazhdon rrëfimin Nëna e cila tregon se deri në momentin që kishte vendos të kishte edhe një djalë, nuk kishte tentuar të provonte as një metode të përfolur nga të afërmit, për mundësin e të pasurit një djalë

Deri sa kam vendos me e pas djalin pas 5 vajzave, nuk kam qenë me herët as në mjek as s’kom provu… kam shku në mjek të ndryshëm, s’kam lanë vend pa shku, kam shku nëpër mjek që kanë qenë të thirrun për atë punë”.

 

Me ligjet në Kosovë, selektimi i gjinisë së frytit është i ndaluar rreptësishtë dhe paraqet vepër penale.

 

ADVERTISEMENT

Nga rrëfimi i kësaj gruaje kuptohet se kishte mjekë që shkelën ligjin duke u dorëzuar karshi zakoneve patriarkale. Këtë sigurisht se e bënin në kundërvlerë parash, duke ju premtuar çifteve që do të kenë një fëmijë të gjinisë mashkullore..

Mua me kanë preferua edhe injeksione të ndryshme edhe me shkua me u ngjesh edhe gjëra të ndryshme,,, por nuk kam pranuar, e vetmja ndërhyrje që kam bo unë me mujt me e bo një djalë, ka qenë rrotullimi i anit të fëmijës”.

 

Gruaja që ka pranuar të flasë për emisionin Udhëve vetëm në mënyrë anonime tregon se nuk është e vetmja që nga gjinekologu i është rekomanduar metoda alternative mjekësore për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një djalë.

 

“Unë tu u bazu në raste më përpara, qe kanë pas sukses edhe unë kam dashtë me provu… kam edhe të afërm të mia që janë detyrua për shkak edhe të kushteve që dojnë me e pas edhe një djalë , i kanë dy ri vajza edhe s’dojnë me e zgjatë më shumë por provojnë metoda”.

Tema e selektimit të gjinisë në Kosovë vazhdon të jetë temë tabu. Megjithëse ligjet ndalojnë selektimin gjinor kjo temë mbetët ndër më të diskutuarat ndërmjet grave në rrjete sociale. Madje, rekomandohen edhe emra mjekësh që kryejnë këtë punë.

 

Është Riza Malaj, gjinekolog nga Skënderaj që i prinë listës së mjekëve që nuk heziton të flasë për emisionin Udhëve për kërkesat e mëdha që ai ka nga çiftet për ti bërë me djalë.

 

“ Tash më shumë ka kërkesë për gjini, se sa për tjerat gjëra, i ka 3-4 vajza dhe e donë edhe një djalë, ose e kundërta por ma rrallë”, thotë doktori Malaj.

 

Ai thot se ka metoda mjekësore të cilat në vazhdimsi kanë pasur sukses sipas tij në përcaktimin e gjinisë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

“…disa metoda që kanë kallxu sukses… 80% të rasteve që i marr e di rastin që di me e mjeku edhe kanë sukses, kanë djalë… janë të panumërta numri i pacientëve që i kam bo me djalë”, thotë me krenari Malaj.

 

 

Post Views: 194

Poste të ngjashme

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

11/09/2025, 21:15

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj, të enjten. Zëdhënësi i...

Ud.drejtori/Ud.Shefi Hasan Ajeti kandidati i vetëm që e kaloi testin me shkrim për Shef të Personelit në QKUK

Ud.drejtori/Ud.Shefi Hasan Ajeti kandidati i vetëm që e kaloi testin me shkrim për Shef të Personelit në QKUK

11/09/2025, 18:08

Hasan Ajeti, i cili mban pozitat e ud.drejtorit të Departamentit për Burime Njerëzore në SHSKUK dhe ud.Shefit të Personelit në...

Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11/09/2025, 17:55

Hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa FBI ka publikuar imazhet e...

Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç

Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç

11/09/2025, 14:00

Në botën e tenisit është padyshim një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, por Novak Djokovic është një...

Podujeve: 23 blegtorë përfitojnë makina mjelëse nga Komuna – mbështetje e vazhdueshme për sektorin e bujqësisë

Podujeve: 23 blegtorë përfitojnë makina mjelëse nga Komuna – mbështetje e vazhdueshme për sektorin e bujqësisë

11/09/2025, 13:50

Komuna e Podujevës ka vazhduar me shpërndarjen e subvencioneve për fermerët lokalë, si pjesë e politikave për zhvillimin e bujqësisë...

Lajmi i fundit

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

11/09/2025, 21:15
Ud.drejtori/Ud.Shefi Hasan Ajeti kandidati i vetëm që e kaloi testin me shkrim për Shef të Personelit në QKUK

Ud.drejtori/Ud.Shefi Hasan Ajeti kandidati i vetëm që e kaloi testin me shkrim për Shef të Personelit në QKUK

11/09/2025, 18:08
Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11/09/2025, 17:55
Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç

Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç

11/09/2025, 14:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv