https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ministria e Mbrojtjes nuk ua ruan dinjitetin ushtarakëve, negocion me biznese për zbritjen e çmimeve

Ministria e Mbrojtjes nuk ua ruan dinjitetin ushtarakëve, negocion me biznese për zbritjen e çmimeve

Qeveria e Kosovës nuk u ka siguruar paga të dinjitetshme as ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Kjo mund të jetë arsyeja pse Ministria e Mbrojtjes po bën marrëveshje me biznese që ushtarët e Kosovës të kenë zbritje në shërbimet që ato ofrojnë.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar në Facebook një listë të bizneseve, të cilat në bazë të marrëveshjes do të ofrojnë zbritje 5, 10 ose 20 për qind për ushtarët e Kosovës.

Kur ushtarët kosovarë të shkojnë në supermarket duhet t’ia tregojnë arkatares së marketit kartelën identifikuese si pjesëtar i Forcës së Sigurisë, shkruan Demokracia.com.

“Në vijim mund të gjeni listën e bizneseve me të cilat Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi. Ndërsa të listuara krahas veprimtarisë së bizneseve gjeni edhe përqindjen e zbritjeve që ofrojnë për çdo ushtarak, që në momentin e blerjes prezanton kartën e saj/tij identifikuese si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se kësaj iniciative në mbështetje të ushtarakëve, në nderim të shërbimit të tyre ndaj atdheut, do t’i bashkohen së shpejti edhe shumë biznese të tjera për të cilat do të njoftoheni me kohë.

Ndryshe, me Ligjin e ri të Pagave, vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik këtë vit do të jetë 105 euro.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Kjo vlerë ka caktuar pagat edhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës për 19 pozitat që gjithsej janë në Forcë, ku shtatë prej pozitave do të paguhen me më shumë se 1 mijë euro, ndërsa 12 pozita të tjera do të jenë nën 1 mijë euro. Paga më e lartë në FSK do të jetë 1 mijë e 575 euro, ndërsa më e ulëta është 210 euro.

ADVERTISEMENT

Sipas kësaj vlere, Komandanti i FSK-së që e ka koeficientin 15 do të paguhet 1 mijë e 575 euro, gjenerallejtënanti i bie të ketë pagën mujore 1522,5 euro, ndërsa gjeneralmajori pritet të paguhet 1 mijë e 470 euro.

Muaji për shërbimet e një gjeneral brigade do të paguhet me 1 mijë e 365 euro, ndërsa 105 euro më pak në muaj do të marrë koloneli i Forcës së Sigurisë, të cilit i bie ta ketë pagën mujore 1 mijë e 260 euro. Një koeficient më poshtë merr pozita e nënkolonelit, që në bazë të vlerës së caktuar pritet të paguhet me 1 mijë e 155 euro.

Majori i FSK-së do të marrë pagë prej 1 mijë e 50 euro në muaj, ndërsa paga nën 1 mijë euro pastaj vazhdon për 12 pozita të tjera të cilat i takojnë Forcës.

Kapiteni, rreshter majori i komandës ose rreshter majori i FSK-së, koeficienti i të cilëve është 9, pritet të marrin pagën prej 945 euro në muaj.

Me koeficient 8.2 janë vlerësuar togeri i FSK-së dhe rreshteri i pari ose rreshteri master, koeficient i cili në pagë përkthehet si 861 euro në muaj.

Paga mujore e nëntogerit dhe rreshterit të klasit të parë do të jetë 777 euro, ndërsa paga për rreshter shtabor do të jetë 735 euro, pra 42 euro më pak se dy kategoritë e lartpërmendura.

Rreshteri i FSK-së do të paguhet me 693 euro, tetari apo specialisti me 640,5 euro.

Ushtari i klasit të parë do të paguhet 609 euro, ushtari do të paguhet 588 euro, ndërsa rekruti apo kadeti i FSK-së do të paguhet vetëm 210 euro në muaj.

 

Post Views: 145

Poste të ngjashme

Elon Musk paralajmëron: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi është shpresa e vetme e njerëzimit

Elon Musk paralajmëron: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi është shpresa e vetme e njerëzimit

09/05/2025, 20:04

Elon Musk nuk fokusohet vetëm në të nesërmen, por mendon për mijëra, madje miliona vite në të ardhmen. Themeluesi i...

Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Ne duhet të themelojmë qeverinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza

09/05/2025, 18:46

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në “DPT te Fidani” ka folur rreth themelimit të Qeverisë së Kosovës. Ai u shpreh...

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira në vikend

09/05/2025, 17:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët....

Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

09/05/2025, 17:00

Në rrugën “B” në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një rast i rëndë, ku një person thuhet se ka therur...

20-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon mbidozë ilaçesh

Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK

09/05/2025, 16:40

Një 34-vjeçar mbeti i vdekur sot në Rrugën B në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet...

Lajmi i fundit

Elon Musk paralajmëron: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi është shpresa e vetme e njerëzimit

Elon Musk paralajmëron: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi është shpresa e vetme e njerëzimit

09/05/2025, 20:04
Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Ne duhet të themelojmë qeverinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza

09/05/2025, 18:46
Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira në vikend

09/05/2025, 17:04
Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

09/05/2025, 17:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv