https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

E mbijetuara e dhunës rrëfen përvojat e saj: Vëllai i ish-bashkëshortit ka tentuar të më shkelë me veturë, në krah kisha vajzën 1 vjeçare

E mbijetuara e dhunës rrëfen përvojat e saj: Vëllai i ish-bashkëshortit ka tentuar të më shkelë me veturë, në krah kisha vajzën 1 vjeçare

Elmedina Hajdari, është një nga rastet e shumta në Kosovë, që është përballur me dhunë në familje e cila ka qenë sistematike, por ajo është nga rastet e rralla që ka guxuar ta ngrejë zërin dhe ta raportoj dhunën ndaj saj, e cila është shkaktuar nga ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij.

Ajo ka rrëfyer për dhunën sistematike me të cilën është përballur me vite, teksa e ka përmendur një rast kur vëllai i ish-bashkëshortit, kishte tentuar ta godasë me veturë kur ajo në krah po e mbante vajzën e saj 1-vjeçare.

“Është mbajtur një seancë më 2 mars ku kam kërkuar që vëllai i bashkëshortit të dënohet. Ai ka deshtë të më shkelë me veturë, në krah e kam pasur vajzën e vogël 1 vit e gjysmë. Pres një vendim qysh duhet me marrë, si e kam cekë, në Pallatin e Drejtësisë, ekziston Gjykata e Apelit dhe Supremja, nëse duhet edhe jashtë vendit. Do të luftojë për të gjitha gratë”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

Hajdari, ka thënë se dhunën e shkaktuar nga ish-bashkëshorti dhe familja e tij, e ka raportuar në polici disa herë, por sipas saj ka pasur raste kur policia nuk e ka marrë fare seriozisht, madje e kanë tallur.

Ajo ka treguar se në një rast, disa policë i kishin thënë “s’kemi çfarë të bëjmë, shko nga të duash”.

“U kam kërku ta marrin rastin në dorë, u kam thënë, jam viktimë dhe jetoj në mes tyre në mes të dhunuesve. Me një fjalë policia ka thënë s’kemi çfarë të bëjmë shko nga të duash. E kam lajmëru IPK-në, e kam thirrë aty është hapur rast ndaj ish-bashkëshortit, por përsëri është liru në procedurë të rregullt”, tha tutje.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përvec dhunës, Hajdari pas ndarjes nga bashkëshorti është përballur edhe më vështirësi ekonomike, ajo është detyruar që tre fëmijët t’ia dorëzoj atij, në mungesë të një mbështetjeje financiare nga shteti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Te unë ka qenë dhunë psiqike, fizike dhe ekonomike. Tre fëmijët ia kam dorëzu bashkëshortit për shkak se alementacionin edhe pse e ka pas obligim me ma dhënë nëpërmjet gjirollogarisë, nuk ka deshtë ka kundërshtu, më është dashtë të ia jap fëmijët, sepse i ka kushtet shumë të mira. Edhe pse në gjykatë e bjen një letër që është i papunë, unë kam dërguar prova që ai punon”, ka thënë ajo.

Edhe pse kishte urdhërmbrotje nga gjykata, Hajdari ka treguar se vazhdimisht ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij nuk e kanë respektuar, duke vazhduar dhunën psikike sistematike ndaj saj.

Poste të ngjashme

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40

Një incident është shënuar dje në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku katër persona janë arrestuar pas kërcënimeve dhe ofendimeve të...

Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40

Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35

Gruaja, e cila më 1 nëntor u aksidentua në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare...

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë

04/11/2025, 18:00

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela...

Lajmi i fundit

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40
Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40
Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35
Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv