Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas raportit të Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetime.
“SULM SEKSUAL Podujevë 10.03.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë