https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

2.5 miliard euro investime të Trustit pa menaxhim të lartë

2.5 miliard euro investime të Trustit pa menaxhim të lartë

Me përfundimin e muajit shkurt të këtij viti, ka përfunduar edhe mandati i të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Jeton Demi, zëdhënës i Trustit Pensional të Kosovës .Konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar.Në mungesë të Bordit, partitë opozitare po vlerësojnë se kursimet e kontribuuesve kosovarë janë të rrezikuara.

Opozita dyshon se partia në pushtet dëshiron që aty t’i këtë “militantët e saj partiakë”.Në anën tjetër nga pozita thonë se me ligjin për kursimet pensionale parashihet që pasi i skadon mandati Bordit ekzistues, ata kanë afat edhe për 90 ditë të tjera deri në zgjedhjen e bordit. Sipas tyre nuk ka rrezik për përkeqësimin e mjeteve të investuara.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, tha se është shqetësuese fakti që mbi 2.5 miliard euro të investuara brenda dhe jashtë vendit, janë “pa nivel të lartë menaxhimi”, në “kohën e lëvizjeve të mëdha në tregjet globale”.

“Është shqetësuese për ekonominë e vendit, për sistemin financiar vendor, neglizhenca dhe përbuzja e Qeverisë në këtë relacion, kur ne sot të gjithë kapacitetet financiare të Trustit, mbi 2.5 miliard euro, të investuara brenda dhe jashtë vendit, i kemi pa nivel të lartë menaxhimi, i kemi jashtë kontrollit”.“Këto para i kemi jashtë sistemit menaxherial në kohën e lëvizjeve të mëdha në tregjet globale, në kohën e një shkalle të lartë të inflacionit. Rreth 500 milion euro mjete në sistem ose në instrumente mikrofinanciare, praktikisht në para kesh, janë pa nivel të duhur të menaxhimit si rezultat i një politike të pa qartë, të pa njohur, të pa parë deri më tani te Qeverisë së Kosovës”.“

Është e pakuptueshme se si është kaq inferiore, kaq neglizhencë, kjo qeveri në raport me mjetet e taksapaguesve, me mjetet e Trustit, me mjetet e të gjithë atyre kontribuuesve”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se qasja e qeverisë Kurti në “kapjen” e Bordeve dhe agjencive të ndryshme ka pasur influencë edhe në Bordin e Trustit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Është joserioze dhe e dëmshme për vetë mjetet e grumbulluara dhe duhet që të menaxhohen, sidomos kur kemi të bëjmë më vendimmarrjen që e ka Bordi në kompetencë për menaxhimin e mjeteve jashtë vendit por edhe këtyre që janë në banka. Kjo e dëmton shumë procesin, sidomos në këtë vit kur kemi parë edhe humbje të mëdha që kanë ndodhur në Trust dhe kjo nënkupton që kanë humbur edhe pensionistët edhe gjithë ata tatimpagues”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Qasja e qeverisë ndaj agjencive, ndaj Bordit me synim të kapjes së tyre duket që ka pasur influencë edhe tash në Trustin Pensional. Ky është gabimi më i madh që mund t’i bëhet këtij fondi nëse kështu mendohet dhe veprohet nga Qeveria Kurti”, tha ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo Qeveri është e fjetur e se nuk mendon shumë sa i përket funksionimit të institucioneve.

Ai tha se duke pasur parasysh që në kurset ndërkombëtare ka humbje, me mosfunksionimin e Bordit të Trustit, situata vështirësohet edhe më shumë.“Mendoj që kjo Qeveri është e fjetur si çdo herë tjetër dhe është qeveri që nuk mendon fort sa i përket funksionimit të institucioneve. Kështu ka ndodhur edhe me bordet e tjera dhe kjo mjaft i rrezikon, sidomos pensionistët dhe sidomos kurset ndërkombëtare që ne kemi humbje. Kjo e vështirëson edhe më tepër kur bordi nuk është funksional, prandaj ne themi që Qeveria duhet të jetë e vëmendshme që më kohë dhe me afate ligjore t’i përmbushë obligimet e veta dhe t’i vërë në funksion institucionet”

.“Mjaft ka nëpër borde militantë partiakë, ka ngjyrime politike edhe pse e kanë kundërshtuar këtë gjë. Kjo Qeveri vetëm e ka pasur për t’i mashtruar qytetarët, për të ardhur në pushtet dhe për të vazhduar me nepotizëm, familjarizë. dhe me ngjyrime politike. Në shumë borde kemi aktivistë të tyre”, tha Lekaj.

ADVERTISEMENT

Ndërsa, Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se Ligji për kursimet pensionale e parasheh që në rastet kur nuk zgjedhet bordi i ri, bordit ekzistues i vazhdohet mandati për 90 ditë.

Ndërsa, për rrezikun e investimeve, Kusari-Lila tha se ato janë të investuara në tregjet financiare afatgjate, dhe si të tilla janë të sigurta.

“Është kalkulim i gabuar, nuk e di a është i qëllimshëm apo është nga padija e atyre që deklarohen për këtë çështje. Është paraparë me Ligjin për kursimet pensionale që në këtë rast Bordi i Trustit edhe pasi t’i skadojë mandati, nëse nuk zgjedhet një Bord i ri, vazhdon mandatin edhe për 90 ditë të tjera”.

“Ndërsa sa i përket investimeve apo rrezikut të investimeve nënkuptohet se këto nuk janë investime spekulative, janë investime në tregjet financiare afatgjate. Nëse flasim në termat e muajit apo edhe vitit, nuk ka lëvizje të mëdha ose të rrezikshme për këto investime për shkak se është e paraparë që të jenë investime të sigurta. I njëjti parim ose e njëjta logjikë përdoret edhe atëherë kur bënin panik në popull duke thënë se ka rënë vlera e aksioneve të Trusti-t të kursimeve pensionale, ndërsa të njëjtit kërkonin që ato fonde të tërhiqeshin. Brenda afateve më të cilat investohen këto mjete që janë periudha afatgjate ka lëvizje, por në fund prapë janë investime të sigurta dhe zakonisht rimëkëmben tregjet financiare dhe nuk ka humbje të theksuara tek kontribuuesit”, tha ajo.Ajo tha se i siguron qytetarët se nuk ka rrezik të lëvizjes apo të përkeqësimit të mjeteve të investuara.

“Kjo është kompetencë e organeve të tjera, jo e Kuvendit, në Kuvend vetëm vjen për votim. Në përbërje janë Banka Qendrore e Kosovës, përfaqësues nga Ministria e Financave të cilët e bëjnë përzgjedhjen, duhet të ketë konkurs ndërkombëtar. Duhet që të shikohet kredibiliteti i procesit në secilin rast, për detaje të tjera janë kompetencë e Qeverisë. I siguroj gjithë qytetarët se nuk ka rrezik të lëvizjes apo të përkeqësimit të mjeteve të investuara”, u shpreh për EO, Kusari-Lila.

Post Views: 189

Poste të ngjashme

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

14/09/2025, 8:23

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Manastirc të Ferizajt, ku një burrë humbi jetën pasi mbi...

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

14/09/2025, 8:20

Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Vëllai i saj, Fahriu ka bërë të ditur se babai i tyre,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Theret me thikë një person në Podujevë

14/09/2025, 8:15

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull...

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

13/09/2025, 19:00

Partia Demokratike e Kosovës e ka hapur zyrtarisht sot fushatën nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Para masës, kryetari i PDK-së,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

13/09/2025, 18:57

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur  para pak minutash në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Lajmin për Arbresh.info e...

Lajmi i fundit

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

14/09/2025, 8:23
Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

14/09/2025, 8:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Theret me thikë një person në Podujevë

14/09/2025, 8:15
Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

13/09/2025, 19:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv