https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Avdullah Hoti i LDK-së: Dialogu u bart në Shkup për ta negociuar datën e themelimit të Asociacionit

Avdullah Hoti i LDK-së: Dialogu u bart në Shkup për ta negociuar datën e themelimit të Asociacionit
Share on FacebookShare on Twitter

Dy partitë opozitare në Kosovë, PDK dhe LDK dyshojnë se kryeministri Albin Kurti mund të imponojë apo negociojë diçka në udhërrëfyesin e zbatimit të planit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Një ditë pas qëndrimit në Kosovë të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ku takoi edhe krerët opozitarë, zyrtarë të lartë të këtyre partive thonë se Kurti është pajtuar me çdo gjë në atë plan dhe mbetet vetëm çështje ditësh nënshkrimi i marrëveshjes, bashkë me aneksin e zbatimit.

Sipas tyre, i vetmi negocim do të jetë data e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Më kritikues karshi kryeministrit Kurti është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai është pesimist se Kurti do të shtyjë përpara agjendën e tij sa i për ketë aneksit të planit të Bashkimit Evropian.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deputeti i LDK-së për KosovaPress thotë se Kurti e ka degraduar dialogun dhe i vetmi negocim që do të bëhet do të jetë modaliteti për statusin e Kishës Ortodokse dhe vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, të përfshira në pikën shtatë të planit të BE-së.

“Këta qeveritarët që i kemi nuk janë në gjendje të negociojnë asgjë, të imponojnë apo çojnë parapara asgjë nga ana e tyre. Ky draft që është dakorduar në Bruksel është në qarkullim në medie dhe publik që nga shtatori i vitit të kaluar. Na është thënë në Kuvend nga kryeministri se plani që i është propozuar nga ndërmjetësi nuk është plan ‘merre ose lere’, por duhet të negociohet. Në fund erdhi në pikën që prapë para Kuvendit tha se ai është plani i vetëm i panegociueshëm që duhet të pranohet nga shteti i Kosovës. Këta nuk janë në gjendje të negociojnë asnjë gjë… Çfarë degradimi ky është i procesit që tash dialogu të bartet në Shkup dhe bartet vetëm me negociuar datën se kur themelohet Asociacioni edhe këtë statusin e veçantë të kishës ortodokse serbe ose modalitetet e vetë menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, thekson Hoti.

Poste të ngjashme

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”/ Agjencia e energjisë: Do të preken më shumë vendet në …

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”/ Agjencia e energjisë: Do të preken më shumë vendet në …

07/04/2026, 14:52

Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit është më serioze se ajo e...

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

07/04/2026, 14:18

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë imami nga Suhareka, Shaban Shehu. “Të Allahut jemi...

Dita historike për astronautët e Artemis II, çfarë pritet tani

Dita historike për astronautët e Artemis II, çfarë pritet tani

07/04/2026, 13:56

Astronautët e Artemis II patën një ditë historike, të mbushur me aktivitete dhe vëzhgime gjatë fluturimit të shumëpritur pranë Hënës....

Trump i siguron amerikanët që s’do të dërgojë trupa në Ukrainë: Do ta bëjnë vendet tjera

Trump jep kërcënimin e madh: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

07/04/2026, 13:35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social dhe i dërgoi një kërcënim Iranit. “Një...

Mijëra qytetarë dyshohet të jenë mashtruar me faturat e energjisë përmes njehsorëve, Prokuroria po merret nga afër me hetimet

07/04/2026, 13:33

Dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë në Kosovë kanë nxitur debat të gjerë publik dhe institucional ditëve të fundit, pas...

Lajmi i fundit

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”/ Agjencia e energjisë: Do të preken më shumë vendet në …

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”/ Agjencia e energjisë: Do të preken më shumë vendet në …

07/04/2026, 14:52
BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

07/04/2026, 14:18
Dita historike për astronautët e Artemis II, çfarë pritet tani

Dita historike për astronautët e Artemis II, çfarë pritet tani

07/04/2026, 13:56
Trump i siguron amerikanët që s’do të dërgojë trupa në Ukrainë: Do ta bëjnë vendet tjera

Trump jep kërcënimin e madh: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

07/04/2026, 13:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv