https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A doni të jetoni në Zvicër? Të japin 56 mijë euro…

A doni të jetoni në Zvicër? Të japin 56 mijë euro…

Një fshat në Zvicër ka vendosur të japë 56 mijë euro për ata që dëshirojnë të zhvendosen dhe jetojnë aty. Albinen, i cili ndodhet në kantonin Valais të Zvicrës, ka një pamje mahnitëse në një luginë malore.

Kjo zonë shtrihet në një lartësi rreth 1300 metra mbi nivelin e detit, ndërsa shtëpitë tradicionale kanë përpara tyre një pejzash të jashtëzakonshëm. Gjatë viteve të fundit, ky fshat i vogël për rrezikon të mbesë pa banorë pasi vendasit po braktisin me shpejtësi zonën piktoreske rurale për qytetet e tjera të mëdha përreth.

Në fund të vitit 2018, fshati kishte vetëm 238 banorë, por skema e nisur rreth 5 vite më parë po synon të ndryshojë këtë trend largimesh.

Edhe pse fshati ndodhet vetëm 6,8 kilometra nga qyteti i Leukerbadit dhe vetëm 35 minuta me makinë nga Sioni, mungesa e punës i ka bërë banorët që të largohen. Autoritetet vendase kanë marrë vendimin që të japin 25 mijë franga për familjet me katër persona dhe 10 mijë franga për fëmijët.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Megjithatë, kjo ofertë tejet tunduese ka edhe disa kërkesa, të cilat duhet të përmbushen me patjetër.

ADVERTISEMENT

Së pari, banorët që synojnë të vendosen për të jetuar aty duhet të jenë nën moshën 45-vjeçare. Duhet të jeni shtetas zviceran me leje qëndrimi të përhershme. Nëse jeni një shtetas nga vendet e BE, SHBA, Kanadaja, apo vende të tjera, atëherë duhet të jetoni të paktën 5 vite në Zvicër për të marrë leje qëndrimi të kategorisë C, të përhershme. Më pas, kërkohet që të jetoni në një shtëpi me vlerë të paktën 200 mijë franga zvicerane të paktën për 10 vite në Albinen. Nëse vendosni të largoheni nga fshati përpara këtij afati, atëherë do të duhet të paguani 56 mijë euro.

Kreu i bashkisë Beat Jostin tha në vitin 2017 se Albinen karakterizohet nga qetësia, pamjet spektakolare, cilësia e ajrit dhe shumë orë me diell gjatë gjithë vitit. /a2cnn/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

18/12/2025, 20:58

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka nisur një aksion të gjerë lidhur me...

Mustafa-Kurtit: Kujdes ndaj Lajçakut, s’është arenë e gazit lotësjellës

Caktimi i Kryeshefit të Ibër-Lepencit në WhatsApp nga VV, ironizon Mustafa: Formë e veçantë e dashurisë ndaj shtetit

18/12/2025, 19:32

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar ironikisht përmbajtjen e komunikimeve në WhatsApp mes Dejona Mihalit, Artane Rizvanolli dhe...

Gjenerali Rrahman Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer që u shkollua në Amerikë

Gjenerali Rrahman Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer që u shkollua në Amerikë

18/12/2025, 10:10

  Gjenerali dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka ngritur alarmin për, siç tha ai,...

Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët s’duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie

18/12/2025, 9:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian...

Abdixhiku falënderon mbështetësit për pritjen dhe përkrahjen

Abdixhiku falënderon mbështetësit për pritjen dhe përkrahjen

18/12/2025, 9:41

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj ekipit të tij,...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

18/12/2025, 20:58
Mustafa-Kurtit: Kujdes ndaj Lajçakut, s’është arenë e gazit lotësjellës

Caktimi i Kryeshefit të Ibër-Lepencit në WhatsApp nga VV, ironizon Mustafa: Formë e veçantë e dashurisë ndaj shtetit

18/12/2025, 19:32
Gjenerali Rrahman Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer që u shkollua në Amerikë

Gjenerali Rrahman Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer që u shkollua në Amerikë

18/12/2025, 10:10
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët s’duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie

18/12/2025, 9:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv