https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AAK: Urgjent shëndetësia të kthehet në prioritet qeverisës – mjaft më eksperimente!

AAK: Urgjent shëndetësia të kthehet në prioritet qeverisës – mjaft më eksperimente!
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për media, ku numëroi dështimet e qeverisë Kurti në sistemin e shëndetësisë.

Dreshaj e ka quajtur Ministrinë e Shëndetësisë, ministri të eksperimenteve, ku si pasojë e kësaj gjendje kemi largim të profesionistëve dhe shumë dështime të tjera.

“Sot, shteti jonë po përballet me Qeverisje ad-hoc me veprime post-festum, pa strategji, pa prioritete dhe pa ofrim të perspektivës për vendin. Asnjë dikaster qeverisës për dy vite të Qeverisjes Kurti nuk mund të merret si mostër e suksesit. Ne sot, e kemi analizën dhe fokusin në sektorin vital të Shëndetësisë”, ka thënë ai.

Tutje Dreshaj propozoi se si të dilet nga kjo situatë.

“Ne rekomandojmë që nga kjo situatë, dilet:

1. Duke pas shëndetësinë prioritet qeverisës,

2. Me paga dinjitoze

3. Me respektim të performancës në punë

4. Me reformim të sistemit shëndetësor

5. Me kthimin e përgjegjësisë te stafi menaxherial

6. Jo me mashtrime, por me veprime të drejtpërdrejta.

Jo si dje Heronjë në letër dhe me rënien e rasteve të Pandemisë Heronjë të harruar, madje as me mbështetje morale”, tregoi ai.

Fjalimi i plotë:

Sot, shteti jonë po përballet me Qeverisje ad-hoc me veprime post-festum, pa strategji, pa prioritete dhe pa ofrim të perspektivës për vendin.

Asnjë digaster qeverisës për dy vite të Qeverisjes Kurti nuk mund të merret si Mostër e suksesit.

Ne sot, e kemi analizën dhe fokusin në Sektorin vital të Shëndetësisë.

Janë disa argumente për Gjendjen e rëndë në Sektorin e Shëndetësisë:

1. E para, Ministria e Shëndetësisë në Qeverisjen Kurti ka qenë Ministri e Eksperimenteve, ku për disa herë radhazi u ndërruan Ministrat, u ndërruan shefat e reparteve e madje kishte raste ku këto pozita mbetën boshë për muaj të tërë pa udhëheqës, duke bërë që të pësojnë qytetarët dhe shëndeti i tyre. Nuk menaxhohet shëndetësia me UD të pa përvojë dhe të padëshmuar.

2. E dyta, pakënaqësit deri më sot ishin të shumëta. Dje, mjekët në specializim të cilët janë forca shtytëse e Shëndetësisë dhe puntorët e administratës protestuan për padrejtësitë e bëra në ligjin e Pagave. Është penguese në organizim të punës dhe diskrimunese mos pagesa e kujdestarive dhe mos stimulimi për rrezikshmëri. Disa herë si AAK Qeverisjes Kurti i është tërhequr vërejtja si në Parlament ashtu edhe në Komisione, për këtë diskriminim i cili dje rezultoi për këtë protestë.

3. E treta, është mëkat që qytetarët po përballen me Problemet nga më të ndryshmet në shëndetësinë kosovare

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

– Kemi mungesë të infrastrukturës, ku qytetarët përballen me infrastrukturë të vjetërurar dhe jo funksionale.

– Kemi mungesës të barnave e fashave, ku qytetarët detyrohen të kërkojnë edhe lëmoshë për të blerë barna, fasha e infuzione.

– Kemi lista të pritjes në QKUK, madje më shumë se një vit, ku një qytetar që vuan nga dhimbja e madhe apo sëmundja e rëndë e cila mund ti sjellë vdekjen, duhet të pres 1 vit për ta kuptuar se çfarë problem shëndetësore ka. Ka raste kur qytetari mund edhe të vdes, ndërsa radha për një rezonancë magnetike ende nuk i ka ardhur.

4. E katërta, Ikja e Profesionistëve shëndetësore është temë urgjente që kërkon zgjidhje. Nga, mos trajtimi i dinjitetëshëm, veprimet ad-hoc, shuan shpresën për perspektivën e të nesmëres, gjë që rezultoi me ikjen masive të mjekëve dhe infermierëve.

Për 36 ditë të para të këtij viti ikën 25 mjekë. Kjo nuk ka ndodhë as viteve të 90-ta kur ishim popull jashtë institucional, shqiptarët u dëbuan nga institucionet por egzistonte shpresa. Kjo qeveri ja humbi shpresën popullatës për një të nesërme më të mirë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ne rekomandojmë që nga kjo situatë, dilet:

1. Duke pas shëndetësinë prioritet qeverisës,

2. Me paga dinjitoze

3. Me respektim të performancës në punë

4. Me reformim të sistemit shëndetësor

ADVERTISEMENT

5. Me kthimin e përgjegjësisë te stafi menaxherial

6. Jo me mashtrime, por me veprime të drejtpërdrejta. Jo si dje heronj në letër dhe me rënien e rasteve të Pandemisë Heronjë të harruar, madje as me mbështetje morale.

Poste të ngjashme

Kurti: 37 mijë libra shqip për nxënësit e Luginës, pavarësisht bllokadës së Serbisë

Kurti: 37 mijë libra shqip për nxënësit e Luginës, pavarësisht bllokadës së Serbisë

14/09/2026, 21:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se për vitin shkollor 2026/2027 janë shpërndarë 37 mijë e 429 libra në...

Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Mustafa propozon “Koalicionin për Normalitet” mes LVV-së e PDK-së

14/09/2026, 21:02

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për zhbllokimin institucional të Kosovës, të...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Komuna e Podujevës lidh kontratë për furnizim me libra shkencorë

14/09/2026, 20:58

Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratë për furnizim me libra shkencorë për bibliotekën. Sipas njoftimit zyrtar, kontrata është lidhur më...

Kusari-Lila kritikon PDK-në pse dërgoi ligjet në Kushtetuese: Janë pozicionuar kundër qytetarëve

Kusari-Lila: Me tërheqjen e Bekim Sejdiut kemi humbur të gjithë

14/09/2026, 20:48

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas tërheqjes së Prof. Bekim Sejdiut nga gara për President të Kosovës duke...

Bulliqi: Po vazhdojnë punimet për varrezat e reja të qytetit në Podujevë (Pamje)

Bulliqi: Po vazhdojnë punimet për varrezat e reja të qytetit në Podujevë (Pamje)

14/09/2026, 19:36

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e infrastrukturës për varrezat...

Lajmi i fundit

Kurti: 37 mijë libra shqip për nxënësit e Luginës, pavarësisht bllokadës së Serbisë

Kurti: 37 mijë libra shqip për nxënësit e Luginës, pavarësisht bllokadës së Serbisë

14/09/2026, 21:09
Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Mustafa propozon “Koalicionin për Normalitet” mes LVV-së e PDK-së

14/09/2026, 21:02
Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Komuna e Podujevës lidh kontratë për furnizim me libra shkencorë

14/09/2026, 20:58
Kusari-Lila kritikon PDK-në pse dërgoi ligjet në Kushtetuese: Janë pozicionuar kundër qytetarëve

Kusari-Lila: Me tërheqjen e Bekim Sejdiut kemi humbur të gjithë

14/09/2026, 20:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv