https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Edhe pesë raste të falsifikimit të parave

Edhe pesë raste të falsifikimit të parave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të falsifikimit të parave.

Nëpërmjet raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se mashtrimet e raportuara me para të falsifikuara janë hasur në katër vende të ndryshme të vendit, Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Vushtrri.

Në Komunën e Prishtinës, sipas njoftimit të policisë, një grua ka raportuar se ka hasur në disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe se rasti tashmë është në procedurë hetimore.

Ndërkaq, në Komunën e Gjilanit, në rrugën Isa Boletini, rreth orës 19:30, një grua ka raportuar se nga një person ka pranuar një shumë të falsifikuar prej 100 eurosh.

“Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia.

ADVERTISEMENT

Po ashtu, edhe në Komunën e Prizrenit në rrugën Besim Shala, rreth orës 12:18, një burrë ka raportuar në polici se ka hasur në disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, të depozituara nga persona të panjohur.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Dhe sipas njoftimit nga policia rasti tashmë është nën hetim.

Po ashtu, në Prizren rreth orës 14:30 një grua ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka hasur në një shumë prej 100 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar dhe rasti është nën hetim nga policia.

Ndërkaq, në Komunën e Vushtrrisë, në rrugën Hasan Prishtina, më 27 janar, një person ka raportuar se ka pranuar një shumë prej 20 eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas policisë, shuma e parave është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar më 14 mars pas kapjes së një sasie të konsiderueshme të monedhave të falsifikuara në Prizren.

“Dukuria e prodhimit dhe futjes në qarkullim të monedhave të falsifikuara vazhdon të mbetet fakt tejet shqetësues përveç që një akt i tillë është edhe vepër penale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës dhe akterët tjerë të sigurisë janë të angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet ilegal.Raporti i Policisë, pesë raste të falsifikimit të parave

Poste të ngjashme

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Lajmi i fundit

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv