https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Kosova e di dhe e njeh mirë çfarë është dhimbja dhe padrejtësia

Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Kosova e di dhe e njeh mirë çfarë është dhimbja dhe padrejtësia

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Jave” me gazetaren Nisida Tufa, ai tha se ka shpresë që Ukraina do të ringrihet dhe do të rindërtohet.

Po ashtu ai foli edhe për mundësinë që Ukraina të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ai thotë se shpreson në një përgjigje pozitive, por se ende nuk është koha për këtë, pasi vendi është në luftë dhe ky është fokusi primar.

Pjesë nga intervista:

NISIDA TUFA: Sa optimist jeni ju se Ukraina do të rindërtohet nga e para, ato zona që janë shkatërruar plotësisht?

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

AMBASADORI: Unë sigurisht besoj në fitore, shpresoj në rindërtimin e Ukrainës dhe besoj në rindërtimin e Ukrainës e gjithçka, por ajo që më trishton është që njerëzit që kanë humbur jetën nuk do të rikthehen më kurrë.

ADVERTISEMENT

NISIDA TUFA: Zoti ambasador si informoheni përgjatë ditës? Ju e thatë që fillimi ishte psikologjikisht e vështirë, po tani i ndiqni shpesh edicionet informative apo të dhënat vijnë nga rrugë të tjera?

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

AMBASADORI: Sigurisht kemi forma të ndryshme, kanale të ndryshme të marrjes së informacionit. Kemi mundësi për të marrë informacione të veçanta edhe informacione publike, që përpiqemi pastaj t’i ndajmë edhe me njerëz. Disa informacione që na vijnë, si ishte për shembull ardhja e fotove nga Khersoni, ishin të pamundura t’i vendosnim në dispozicion të publikut të gjerë sepse ishin shumë të rënda.

NISIDA TUFA: A mund të kemi shpresë që Ukraina do të njohë Kosovën së shpejti?

AMBASADORI: Sigurisht ne dimë mbështetjen që është ofruar nga Kosova, suportin që ka dhënë ky shtet. Sot 20 gazetarë nga Ukraina jetojnë në Kosovë. Ne vlerësojmë shumë humanizmin e treguar nga populli i Kosovës dhe mbështetja që kemi marrë nga ky shtet. U kam dërguar edhe ftesë për të marrë pjesë në marshimin që u zhvillua në datën 24 në Tiranë. Sigurisht në qoftë se flasim në aspektin njerëzor, unë e kuptoj në mënyrë koherente. Këtu po flasim më tepër për aspektin politik, por sigurisht që mund të jetë ajo shpresë dhe do të ketë bazamentin për t’u diskutuar. Sepse e kuptojmë se të gjitha shfaqjet e aspekteve njerëzore që vijnë prej Kosovës vijnë për faktin se populli i Kosovës e di dhe e njeh mirë çfarë është dhimbja dhe padrejtësia. Sepse e kuptojmë mirë që çdo vendim politik ka nevoje për përgatitje komplekse në mënyrë që të bëhet mirë e përgjithmonë. Thjesht çështja e Kosovës nuk është e momentit pasi lufta po vazhdon dhe është në një fazë shumë të ashpër aktualisht.

NISIDA TUFA: Çfarë na mësoi kjo luftë?

AMBASADORI: Kjo luftë na mësoi mbase kryesoren, idenë se gjithçka mund të ndodhë, por njerëzit duhet të vazhdojnë të tregojnë humanizëm ndaj njëri-tjetrit. Dhe sigurisht duhet të vlerësohet jeta e njeriut dhe të ruhet në çdo lloj mënyre. Këto janë gjëra të thjeshta për mendimin tim po ndonjëherë ndodhin rrethana që nuk mund të ndodhë ndryshe. Ajo që na bashkon të gjithëve janë këto elemente të humanizmit dhe respektit reciprok, të cilat duhet të jenë baze për çdo gjë. Sepse kultura njerëzore arrin të kuptoje se në shekullin e 21 të vendosesh apo të pikturosh kufijtë nëpërmjet tankeve nuk është serioze e as njerëzore.

Poste të ngjashme

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Lajmi i fundit

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv