https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ymeri: Kurti duhet ta tërheq akuzën për tradhti ndaj Thaçit e Mustafës për ‘Zajednicën’ ose ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë

Ymeri: Kurti duhet ta tërheq akuzën për tradhti ndaj Thaçit e Mustafës për ‘Zajednicën’ ose ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë

Pas takimit Kurti-Vuçiq, të shtunën e 18 marsit, BE  kishte njoftuar se Kosova ka pranuar  nënshkrimin e  marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Kosova është pajtuar të filloj menjëherë, kur them menjëherë e nënkuptoj që menjëherë do të aranzhoj, rregullimet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell. Menjëherë pas tij ka reaguar edhe kryeministri Kurti i cili u shpreh për Asociacioni se  nuk është vetë qeverisje e serbëve por është vetë menaxhim.


Lidhur me këto zhvilllime në Ohër, analisti i njohur politik Visar Ymeri, në një intervistë të dhënë për Periskopin ka thënë se Kurti duhet ta tërheq akuzën për tradhti që e kishte bërë ndaj Thaçit e Mustafës për shkak të “Zajednicës” ose i duhet ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë e stigmë.

”Kryeministri Kurti, pas takimit në Ohër dhe përmes takimit në Ohër, përfundimisht është shëndërruar në politikan kosovar sikur tjerë kryeministra para tij. Pra e ka kuptuar se nuk mundesh dhe nuk bën të ballafaqohet me partnerët perëndimor të Kosovës në çështjet sikur dialogu me Serbinë; nuk mundesh dhe nuk bën ta kuptosh politikën si luftë pakompromis, por që kompromisin, veçanërisht në dialogun me Serbinë, duhet ta kuptosh si vlerë dhe mundësi; dhe në fund se marrëveshjet e arritura duhen zbatuar dhe nuk ka si t’u iket atyre. Kurti në Ohër ka marrë përsipër ta nisë dhe ta përfundoj procesin e themelimit të Asociacionit si një marrëveshje e nënshkruar më herët nga Kryeministri Thaçi. Nëpër këtë process kanë kaluar secili nga kryeministrat e Kosovës, kush me shumë e kush më pak. KM Kurti duhet të dal dhe ta shpjegojë pse një marrëveshje e tillë sikur ajo në Ohër paska qenë e pashmangshme, pse të gjitha ato pika e propozime asnjëherë nuk i janë marrë parasysh; si dhe ta shpjegojë pastaj pse ka ndryshuar qëndrimet e mëhershme të tijë e ta tërheq tërë atë vnerr a mal me akuza që u ka bërë liderëve tjerë për shkak të veprimeve të njëjta me këto që sot po i bën vet. Më një fjalë ose Kurti do ta tërheq akuzën për tradhti që e kishte bërë ndaj Thaçit e Mustafës për shkak të “Zajednicës” ose Kurti ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë e stigmë’‘ tha Ymeri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ymeri u shpreh se mbase edhe mund t’i ndërrohet emri Asociacionit por që sipas tij pak rëndësi kanë deklaratat e Kurtit, pasi që Asociacioni do të zbatohet në bazë të marrëveshjeve paraprake të vitit 2013.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

”Asociacioni do të zbatohet në bazë të marrëveshjeve paraprake (2013, e ndoshta me elemente edhe të 2015) si dhe me kombinimin e praktiave të ndryshme evropiane që janë të zbatueshme në rastin e Kosovës. Mbase edhe emri i ndërrohet. Por ai do të jetë i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 sepse aty e ka themelin juridik. Deklarimet e KM Kurti dhe të Presidentit të Serbisë kanë më pak rëndësi. Me rëndësi është teksti i Statutit të cilin do ta kemi fillimisht si propozim e pastaj si tekst final dhe të miratuar. Ai e determinon formën dhe statusin e Asociacionit e jo deklarimet e politikës ditore. Kemi pasur deklarime të fuqishme në procesin e dialogut deri tash. Nuk kanë ndryshuar ndonjë gjë thelbësore në process e as në Marrëveshjen dakordimin për të cilën e dëgjuam të shtunën në Ohër” tha ai.

ADVERTISEMENT

Sipas Ymerit insistimi i SHBA-ve për arritjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, vjen  për shkak të situatës së sigurisë në Evropë. Të cenuar  si pasojë e invazionit rus në Ukrainë dhe se pa përfshirjen e SHBA-ve, procesi i dialogut nuk do të kishte përparuar.

”Mendoj që pa përfshirjen e ShBA-ve procesi i dialogut nuk kishte përparuar fare. Kemi pasur një stërzgjatje të tij prej vitit 2011 kur ka filluar e me suksese të herëpashershme por me stagnime më të thella e më të gjata. Tash, për shkak të situatës së sigurisë në Evropë, e cenuar kjo si pasojë e invazionit rus në Ukrainë, kemi një kthim të jashtëzakonshëm të interesimit të ShBA-ve për rajonin e pastaj edhe të BE-së më të njëjtin intenzitet. Kjo është positive. E ardhmja evropiane për vendet e Ballkanit kur merret dhe kuptohet seriozisht dhe e sigurtë, është forca më e madhe transformative të politiakve dhe shoqërive të vendeve të Ballkanit. Në këtë drejtim dhe me këtë qëllim e shoh edhe përfshirjen e ShBA-ve veçanërisht por edhe nxitjen për dialog intenziv e marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë” u shreh Ymeri për Periskopin.

Lidhur me takimin e të shtunës në Ohër, kryeministri Kurti ende nuk është prononcuar për media, ndërsa pritet të raportoj me 23 mars në Kuvendin e Kosovës.

Post Views: 176

Poste të ngjashme

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet si dhunim

13/07/2025, 8:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë që ishte raportuar e zhdukur është gjetur në një banesë me dy...

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

12/07/2025, 21:15

Rastet kur qytetarët blejnë produkte pa afat e të prishura në marketet tona po bëhen gjithnjë e më të shpeshta....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant

12/07/2025, 19:39

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë...

Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare

Policia jep detaje: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

12/07/2025, 13:26

Policia ka njoftuar se foshnja 9-muajshe që vdiq në spital dy javë pasi ishte dërguar për trajtim, është ngufatur nga...

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

12/07/2025, 8:13

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka...

Lajmi i fundit

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet si dhunim

13/07/2025, 8:33
Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

12/07/2025, 21:15
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant

12/07/2025, 19:39
Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare

Policia jep detaje: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

12/07/2025, 13:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv