Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, ka mohuar lajmin e sotëm të publikuara nga disa portale, lidhur me rrënimin e Vilave në Orllan/Batllavë.
Gazeta elektronike, InfoKus, ka raportuar sot se Policia e Kosovës, konkretisht, krimet ekonomike, ka ndërmarrë aksion arrestimi të inspektorëve të Komunës së Podujevës, lidhur me rrënimin e vilave pa leje në Orllan, një aksion ky që ndodhi vitin e kaluar me 25 nëntor.
Mirëpo, Tv Llapi ka kontaktuar sot me zëdhënësin e kësaj Komune, i cili e ka mohuar një aksion të tillë, duke e quajtur këtë lajm ë pavërtetë.
“Të gjithë inspektorët aktivë në Komunë të Podujevës janë në punë, dhe asnjë nga ata nuk është arrestuar. Lajmi se janë arrestuar inspektorë të Komunës së Podujevës nuk është i vërtetë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia, për Tv Llapi.