https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

20 milionë euro të sekuestruara dhe 700 mijë euro të konfiskuara gjatë vitit 2022

20 milionë euro të sekuestruara dhe 700 mijë euro të konfiskuara gjatë vitit 2022

Prokurori Shqipdon Fazliu gjatë prezantimit të raportit për aktivitetet dhe rekomandimet e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik në takimin e 228-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka thënë se gjatë vitit 2022 janë sekuestruar 20 milionë euro përderisa janë konfiskuar 700 mijë euro.

Por që, këto vlera prokurori Fazliu i quajti ‘‘rezultate rutinë’’, pasi që sipas tij, këto shifra po përsëriten gjatë viteve të kaluara e edhe këtë vit, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

I njëjti tha se këtë vit ka rekord të rasteve me konfiskime përfundimtare dhe atë 37 raste, ndonëse shtoi se disa raste nuk është dashur të raportohen për shkak të vlerave të vogla, si raste me vetura të tipit ‘‘Golf 2’’ apo ‘‘Golf 3’’.

Si çështje pozitive prokurori Fazliu konsideroi se ka raste që sekuestrimit që janë bërë nga aktakuza të vitit 2020, 2021 madje 2022 duke rekomanduar që të ketë më tepër zbatim instituti i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Ai specifikoi rastin e sekuestrimit të 25 mijë pasaportave nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilat tha se i janë kthyer Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kështu kanë shërbyer në një të mirë të përgjithshme.

Progres dhe arritje të madhe prokurori Fazliu tha se ka edhe në rastet e shpëlarjes së parasë, ku përmendi dy raste me konfiskim të përhershëm.

Ai tha se rasti i parë është i prokurorit Atdhe Dema ku gjatë këtij viti Supremja ka vendosur që rreth 1 milion euro të konfiskohen dhe t’i kthehen buxhetit të shtetit, kurse rasti i dytë është i prokurorit Naim Abazi ku janë sekuestruar 100 mijë euro dhe se si pasojë e bashkëpunimit mes prokurorit dhe Mbretërisë së Bashkuar, e njëjta ka zgjeruar hetimet edhe për 14 persona në Angli.

Por, ai tha se në disa fusha ka progres të ngadalshëm dhe për këtë nuk kanë arsyet e duhura, madje tha se ndonëse kanë kaluar 5 vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, ende nuk kanë rast me aktakuzë të ngritur e aq më pak me aktgjykim përfundimtar.

Ai tha se në sistemin e drejtësisë ka keqkuptim fundamental të koncepteve bashkëkohore të sekuestrimit dhe konfiskimit.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ky raport është miratuar nga KPK me 8 vota për dhe 2 abstenime.

Gjatë këtij takimi është themeluar edhe paneli hetimor për rastin disiplinor të një prokuroreje në Prokurorinë Themelore në Prizren, me pretendimin se ka ngritur aktakuzë jashtë afatit ligjor.

Paneli hetimor do të jetë i përbërë nga Arbresha Shala Raqi, Rafet Halimi dhe Bahri Hyseni (kryesues).

Tutje, gjatë këtij takimi, KPK ka aprovuar kërkesën e prokurorit Veton Shabanit, ashtu që është liruar i njëjti nga detyra e kryesues të Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike.

Pjesë e këtij komisioni dhe njëkohësisht kryesues i tij është zgjedhur prokurori Arian Gashi.

Tutje, fillimisht është paraqitur dhe më pas është votuar edhe raporti i punës së KPK-së për vitin 2022.

Përmbajtja e këtij raporti u prezantuar në pika të shkurtra nga UD Drejtoresha e Sekretariatit, Ismije Maxhuni.

Ajo tha se pjesa hyrëse përfshin organogramin dhe kompetencat, pjesa e dytë aktivitetet e KPK-së në lidhje me avancimet, transferimet, rekrutimet e prokurorëve, aktivitetet e kryesuesit dhe miratimin e akteve nënligjore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pjesa e tretë sipas saj përfshin raportin vjetor për buxhetin e sistemit prokurorial derisa, pjesa katër pasqyron bashkëpunimin ndërinstitucional vendor dhe ndërkombëtar.

Maxhuni tha se pjesa pesë përfshin punën e Prokurorit të Shtetit për vitin 2022, duke thënë se janë pranuar 50,998 kallëzime të rasteve penale dhe janë zgjidhur 44,287 kallëzime, duke e shprehur në përqindje se diferenca në mes tyre është 87% lëndë të zgjidhura.

Tutje, pjesa gjashtë sipas saj përfshin aktivitetet e sekretariatit, pjesa shtatë punën e njësit për shqyrtimin e performancës së prokurorëve dhe pjesa e fundit përmban sfidat kryesore që është përballur KPK gjatë vitit 2022.

Ndërkaq, në vazhdim të takimit, është miratuar raporti i Komisionit për Avancimin e prokurorit Petrit Kryeziu, nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Avancimi i tij sipas vendimit të KPK-së do të filloj më 1 prill 2023, kurse paraprakisht është refuzuar kundërshtimi i një kandidati të paraqitur ndaj këtij raporti.

Gjithashtu, në këtë takim KPK ka vendosur që kërkesa e Odës së Avokatëve për Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2014 për Procedurat për Kompensimin e Mbrojtësve me Shpenzime Publike, të adresohet fillimisht në Komisionin për buxhet, pastaj të kaloj në Komisionin për çështje normative dhe tutje të vendoset lidhur me të.

Kurse, u mor vendim për propozim tek presidentja që ta lirojë nga detyra e prokurorit Metush Biraj për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.

Takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura për pikat si në vijim: Raport përmbledhës mbi vlerësimin e eprorëve për prokurorët me mandat të përhershëm për vitin 2022, Dorëheqja e anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, Dorëheqja e U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Marrëveshje vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore për rastin AD.nr.03/2023 për Këshillim dhe Votim ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për avancimin e një prokurori nga Departamenti për të Mitur në Departamentin për Krime të Rënda (pikë e propozuar në takimin e sotëm nga Kryeprokurori Besim Kelmendi) dhe të ndryshme.

Post Views: 174

Poste të ngjashme

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një...

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...

Lajmi i fundit

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42
E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv