https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Një ari u ble më çmim gati 30 herë më të ulët, avokatët e të dëmtuarve në rastin e tokave në Veternik paralajmërojnë kallëzim penal

Një ari u ble më çmim gati 30 herë më të ulët, avokatët e të dëmtuarve në rastin e tokave në Veternik paralajmërojnë kallëzim penal

Avokatët përfaqësues të palëve të dëmtuara në rastin e 3 hektarëve në Veternik thonë se do të paraqitet kallëzim penal ndaj gjyqtares Edita Çanta, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi dyshojnë se e njëjta ka lidhje me persona zyrtarë dhe nëpunës shtetërorë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Avokatët thonë se lënda me masë ndaluese është vonuar për gati dy muaj nga ana e Çantës, ndonëse ndërtimet në atë zonë janë duke vazhduar.

“Po ashtu pronarët aktual të këtyre parcelave, kishin fituar të drejtën e pronësisë përmes pagesave kesh, kontratave fiktive, me çmime shumëfish më të ulta, konkretisht çmimi i një ari është 35 000 euro ndërsa janë blerë në shumën prej 1 500 euro ari. Pra për afro 30 herë më çmim më të ulët” thuhet në reagimin e avokatëve Saranda Keqekolla, Florim Shefqeti dhe Bedri Abdullahu.

Ky është reagimi i plotë:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjyqtarja Edita Çanta nuk përfill vërejtjet e Gjykatës së Apelit në rastin e skandalit të 3 hektarëve në Veterrnik.

ADVERTISEMENT

Lëndën e kthyer nga Gjykata e Apelit më datë 06.02.2023 Gjyqtarja Edita Çanta nuk e ka trajtuar deri më datë 24.03.2023, pra edhe pse lënda është me masë ndaluese e ka vonuar për afro 2 muaj, edhe pse ndërtimet në pronën e pretenduar që është fituar me vepër penale janë duke vazhduar.

Edhe pse nga ana e Gjykatës së Apelit ishin dhënë vërejtjet, nuk janë arsyetuar asnjë nga to, këto vërejte si në vijim:

  1. Gjykata nuk e ka arsyetuar faktin se në këto parcela a ka pasur ndërrim të pronarëve/subjekteve si pronare.
  2. Argumentimin që është vërtetuar se znj. Zojë Hyseni ka qenë e ëma e tani të pandehurit z. Ylber Hyseni (ndaj të cilit ka urdhërarrest) i cili z. Hyseni si derivat i këtyre veprimeve ishte shpallur trashëgimtarë.
  3. Gjykata duhet të arsyetoj faktin se ngastrat e fituara nga z. Hyseni a kanë pësuar ndryshime të gjendjes faktike dhe cenimi i interesave pronësore të të dëmtuarëve.
  4. Gjykata e Apelit ka vërtetuar se vendimi i Gjykatës Themelore nxjerrë nga znj. Çanta, kishte shkelur Kodin e Procedurës Penale dhe se dispozitivi ishte në kundërshtim me arsyetimin për faktin se nuk janë arsyetuar pretendimet e prokurorit të shtetit.
  5. Ky vendim nuk mund të qëndroj në këtë formë, dhe në rivendosje gjykata duhet të eliminoj/evitoj shkeljet e theksuara si më lartë ashtu që të vlerësoj edhe njëherë çështjen sipas ligjit.

Tani gjykata Themelore në Prishtinë, përmes vendimit P.nr. 251/22 datë 23.03.2023 gjykata nuk ka arsyetuar asnjë nga pretendimet e dhëna nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe vërejtjet e dhëna nga Gjykata e Apelit që kanë qenë detyruese për znj. Çanta si gjyqtare që ka vendosur rastin.

Znj. Çanta në këtë vendim nuk ka arsyetuar në asnjë pjesë se të gjithë pronarët e tanishëm, e kanë blerë pronën nga Ylber Hyseni, pra rrjedha e kësaj prone është derivat i pronës së fituar përmes kryerjes së veprës penale siç është vërtetuar nga dy ekspertiza nga eksperti i licencuar gjyqësor që ka të bëjë me: Vendimi Broj 461/61, i datës 7.VIII.1961 godine, sipas të cilit vendim gjoja se prona 1743 i ishte marrë znj. Zojë Hysenit është i falsifikuar dhe Konkretisht, nënshkrimi i z. Milorad Filipovic- nënshkrues i vendimit Broj 461/61, i datës 7.VIII.1961 godine nuk është nënshkrimi i z. Milorad Filipovic dhe vula e përdorur është e falsifikuar.

Po ashtu pronaret aktual, të këtyre parcelave, kishin fituar të drejtën e pronësisë përmes pagesave kesh, kontratave fiktive, me çmime shumë fish me të ulta, konkretisht çmimi i një ari është 35 000 euro ndërsa janë blere në shumën prej 1 500 euro ari. Pra për afro 30 herë më çmim më të ulët.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në këtë çështje, fillimisht Prokuroria Themelore në Prishtinë me datë të 07.11.2022 kishte  paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit për  Sekuestrim të përkohshëm të paluajtshmerisë, ngastrës Ngastra kadastrale 10433-0 me sipërfaqe prej 7146 m2, pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Me datë 18.11.2022, gjykata përmes znj. Edita Çanta, kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtine dhe ka lëshuar Urdhëresë për Sekuestrimin e Përkohshëm, me nr.PN.nr.251/22 me çka kishte URDHËRUAR Sekuestrimin e përkohshëm të Pronës së paluajtshme të ngastrës Ngastra kadastrale 10433-0 me sipërfaqe prej 7146 m2.

Me dt.07.12.2022, Kolegji Shqyrtues pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës kishte marr Aktvendim me çka është aprovuar kundërshtimi i mbrojtësit të palës së tretë të interesuar-subjektit juridik ”Lirimi & ACL” sh.p.k. av.Venhar Hana dhe çështja është kthyer në Rivendosje.

Gjykata Themelore më datë 19.11.2022 ka marr vendim përmes së cilit është bërë refuzimi i kërkesës së palës së dëmtuar për përjashtimin e znj.Çanta nga gjykimi i rastit, pasi palëve të dëmtuar z.Çanta ia kishte luhatur besimin se e njejta do të vendosë drejtë.

Znj. Çanta më datë 20.11.2022 ka nxjerrë vendimin me PN.nr. 251/2022 përmes së cilit është bërë refuzimi i kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përmes së cilit ishte paraqitur plotësimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të përkohshëm për sekuestrim.

Kundër këtij vendimi Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe pala e dëmtuar ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, e që këtë ankesë Gjykata e Apelit e ka aprovuar në tërësi si të bazuar duke e kthyer çështjen në RIVENDOSJE.

Familja e dëmtuar ka njoftuar që do të paraqes kallëzim penal ndaj znj.Çanta për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe dyshimet për lidhjet e saja me persona zyrtar dhe nënpunës shtetërorë/gjyqtarë e udhëheqës në sistemin gjyqësorë në Kosovë.

Poste të ngjashme

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Lajmi i fundit

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv