https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shtrohet iftar në Mitrovicë me produkte serbe, qytetarët shpërthejnë në komente

Shtrohet iftar në Mitrovicë me produkte serbe, qytetarët shpërthejnë në komente

Ndonëse fushata për bojkotimin e produkteve serbe po vazhdon, në terren nuk po gjenë edhe aq zbatim. Sofra e kosovarëve është e mbushur me prodhime serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Jemi në muajin e Ramazanit. Gate këtij muaji besimtarët myslimanë agjerojnë nga lindja në perëndim Te diellit. Darka e Ramazanit njihet me emrin Iftar. Në vitet e fundit në Kosovë është bërë traditë që të shtrohen iftare për qytetarët në qendrat e qyteteve.

ADVERTISEMENT

por, Iftari i shtruar sot në qytetin e Mitrovicës është bërë viral në rrjetet sociale. Kjo për shkakun së në këtë Iftar ishin servuar produkte serbe. Më konkretisht Coca Cola dhe uji Rosa.

Pasi ka disa muaj që mbahet një fushatë për bojkotimin e produkteve serbe, Iftari me produkte serbe nuk është pritur aspak mirë. Në rrjete sociale ka pasur një sërë komentesh kundër organizatorëve të iftarit në fjalë.

Në një grup në Facebook, që thërret per bojkotim të produkteve serbe me emrin “Mos bli prodhime serbe” një qytetar me emrin Ylber Durmishi, ka njoftuar se në iftarin e shtruar sot në qytetin e Mitrovicës kishte edhe produkte serbe.

“Sonte në qendër të qytetit shtrohet iftari i organizuar nga produkete serrbe Cocacola dhe uji Rosa për qytetarët e Mitrovicës“, shkruan Durmishi.

“Haram ju qofte”

Një komentues me emrin Albert Muharremi duke përdorur një gjuhë jokorrekte, thotë se do agjeronte edhe për një ditë, vetëm të mos sherbehej me profukte serbe.

“E kisha vazhdu agjerimin edhe per 1 dit e produkte te shkaut skisha honger”, shkruan Albert Muharremi.

Një tjetër komentues, me emrin Jerenim Michaela Berisha, kritikon organizatorët, duke i quajtur serbo-turq.

“Mjer Kosova e Shqiperia se prej qfar horash serboturk udhehiqet. Kjo tregon qarte se shqipetaret jane populli me nivel shume te ulet te vetedijes kombetare, te cilet te vetmit ne evrop qe asimilohen e tjetersohn shume lehte! Rrnoft populli Shqiptar qe kan Kombin para fejeve”, shkruan Jerenim Michaela Berisha.

E me një gjuhë të ashpër komenton edhe qytetari me emrin Avni Morina

“Allah për çdo kafshat dhe për qdo gëllënke ujë zinju frymen”, shkruan ai.

Ndërsa, Faton Krasniqi, mallkon gjithë ata që bëjnë iftar me produkte serbe, e sidomos mitrovicasit.

“haram ju kofte kush bene ifar me ato produkte , e sidomos mitrovicasit qe ma se miri e shofin dhe e ndjejne fashizmin e serrbis dhe serrbeve..”- shkruan ai.

Bojkoti

Përmes fushatës “Bojkoto prodhimet serbe” synohet që Kosova ta reduktojë sa më shumë importin e produkteve serbe.

Grupi “Mos bli prodhime serbe”, numëron mbi 110 mijë anëtarë.

Në përshkrimin e grupit tregohen arsyet se pse duhet të bojkotohen produktet serbe.

“Serbia vazhdimisht po e kërcënon sigurinë e Kosovës, ajo me paratë e fituara nga shitja e prodhimeve të veta në Kosovë po i mban strukturat paralele Serbe në Kosovë dhe po armatoset me shpresën se një ditë ushtria Serbe do të kthehet në Kosovë!Sot nuk ka patriotizëm me të madh se në mënyrë paqësore me i dal zot vendit duke mos ble asgjë të prodhuar në Serbi!Dikush e sakrifikoj gjakun për Kosovë e për ne kërkohet të saktifilkojmë paratë!Nuk shitet Kosova për 10 cent më lire”, thuhet në pwrshkrimin e grupit “Mos bli produkte serbe”.

Dy vjet / Ura e Saradranit, skandali i Martin Berishajt: Për çka kujtohet Kurti në dy vitet e para të qeverisjes?

Nacionale Facebook

 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Poste të ngjashme

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Lajmi i fundit

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv