https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Aksion ndaj autobusëve të Podujevës, paralajmërohen gjoba e sekuestrime

Linjat e autobusëve të Podujevës dhe Lipjanit, nuk janë duke i respektuar rregullat që të kalojnë në linjat e paracaktuara dhe të mos futen në brendësi të Prishtinës. Për këtë Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës ka nisur një aksion nën asistimin e policisë, që ka për qëllim të parandalimit të futjes së operatorëve ndërurban në brendi të qytetit.

Drejtori i Inspeksionit në komunë të Prishtinës, Florian Dushi tha për KosovaPress, se ky aksion i inspektoratit komunal është duke vazhduar, ndërkaq janë duke shikuar edhe për linja të tjera, të cilat nuk po zbatojnë rregullat.

“Është një aksion që po vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë edhe më tutje. Vendimi është sepse autobusët ose një pjesë e tyre, e autobusëve që kanë të përcaktuara linjat ndërurbane, futen në brendësi të qytetit duke mos pasur të drejtë, sepse ata i kanë të përcaktuara linjat dhe rrugët në kuadër të cilave duhet të qarkullojnë. E kanë të përcaktuar po ashtu që duhet të hyjnë dhe të kryejnë shërbimet e tyre në kuadër të stacionit të autobusëve në Prishtinë, por të njëjtit nuk respektojnë linjat e përcaktuara, nuk respektojnë detyrimin që të futet në stacionin e autobusëve dhe ndjekin rrugët më të shkurta në kryeqytet, duke shkaktuar në këtë formë edhe “tollovi” në trafikun e kryeqytetit… Ka disa linja që qarkullojnë nga komunat përreth Komunës së Prishtinës, siç janë rasti me Lipjanin, me Podujevën por edhe disa të tjera që ne do t’i propozojmë tash forcës për komunikacion në kuadër të kryeqytetit që t’i rishikojë edhe një herë linjat e tyre”, tha ai.

Dushi shtoi se kalimi i këtyre autobusëve në brendësi, po ndikojnë negativisht në trafikun e qytetit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
“Ka ankesa të shumta t’iu them të vërtetën nga linja që qarkullojnë brenda qytetit. Ka ankesa të shumta dhe pastaj ka vlerësime nga vetë Komuna e Prishtinës, sipas të cilave duke u futur në brendësi të qytetit në zona të cilat ata nuk kanë të drejtë të futen, po krijojnë ose po ndikojnë negativisht në rrjedhën, në mbarëvajtjen e trafikut në kryeqytet. …Unë sot isha personalisht me inspektorët në teren dhe pash që megjithatë deri në një masë është duke u respektuar”, shtoi ai.

Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit, tha se ky lajm për të është “fantastik”, duke theksuar se ndërurbani i ka bërë gjithnjë konkurrencë urbanit, për nga ana e udhëtarëve.

ADVERTISEMENT

“Lajm fantastik, shumë i mirë… Autobusat ndërurban le të shfrytëzojnë rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në qoftë se janë nga Podujeva… Po e pranoj si jashtëzakonisht mirë sepse ndërurbani gjithmonë i ka bërë konkurencë urbanit në aspektin e udhëtarëve… Një ditë e fotografova tek xhamia e Llapit, nuk kishte autobusi urban se ku të ndalej që të marrë udhëtarë prej ndërurbanit. Kjo praktikë nuk ndodh askund me përjashtim të vendit tonë. Ndërurbani shkon në stacion të autobusëve, pastaj është linja e rregullt që nga stacioni i autobusëve i shpërndan udhëtarët në qytet”, theksoi ai.

Ahmeti shtoi se qyteti i Prishtinës, nuk ka kapacitet hapësinor që t’i pranojë 120 mijë automjete brenda qytetit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Autobusët ndërurban shkaktojnë dendësi jashtëzakonisht të madhe brenda qytetit. Qyteti i Prishtinës gjeografikisht është i vogël që të pranojë 120 mijë automjete jashta qyteteve tjera edhe urbani është e papërballueshme”, potencoi ai.

Ndërkaq, qytetari Zeqir Vrapca, tha se autobusët ndërurban nuk duhet lejuar në qytet, vetëm atë urban.

“Rregullat e qytetit dihen, nëse është në të mirë të qytetit, mundet edhe t’i lejojnë… Ndërurbanin nuk do e kisha lejuar në qytet, vetëm atë urban”, theksoi ai.

Ndërkaq, Drejtoria e Inspeksionit ka kërkuar nga të gjithë operatorët ndërurban që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen, përveç gjobave ndaj tyre, do të iniciohen edhe procedurat e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës më 10 mars të këtij viti, ka marrë vendim për moskalimin e autobusëve ndërurban në brendësi të Prishtinës. /KP/

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

4 shqiptar të vdekur e një i lënduar si pasojë e rënies së skelëve në Vjenë

17/03/2026, 20:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi(Baustell) në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës, konkretisht në kryqëzimet e...

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

IPK arreston një zyrtar policor e rekomandon suspendimin për katër zyrtarë tjerë

17/03/2026, 20:48

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës  kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore ndaj pesë zyrtarëve policorë të angazhuar në Njësinë për...

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43

Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici. Sipas njoftimit, ai në stacionin...

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29

Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben...

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes që lamë pas në Piacenza, ku një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku,...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

4 shqiptar të vdekur e një i lënduar si pasojë e rënies së skelëve në Vjenë

17/03/2026, 20:54
Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

IPK arreston një zyrtar policor e rekomandon suspendimin për katër zyrtarë tjerë

17/03/2026, 20:48
Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv