https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Podujevë: Mbahet mbledhja e parë e KKSB-së për vitin 2023

Podujevë: Mbahet mbledhja e parë e KKSB-së për vitin 2023
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës Shpejtim Bulliqi u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2023. Në këtë mbledhje u analizua mbarëvajtja e rendit dhe qetësisë publike, angazhimi në komunikacion dhe rastet e dhunës në familje.
U miratua ekstrakti i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 5 dhjetor të vitit 2022.
Lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës raportoi Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Nijazi Jashari se për vitin 2022 ka pasur 263 vepra penale, 3 vrasje, 5 tentativa për vrasje dhe 11 vdekje të dyshimta, raste të dhunimit 1, keqtrajtim seksual 5, braktisje të fëmijëve 6.
Gjatë vitit 2022 në stacionin policor të Podujevës janë ndaluar 240 persona, arreste shtëpiake 76, sa i përket trafikut ka pasur 281 aksidente me dëme materiale, 53 prej tyre me persona të lënduar, janë shqiptuar 9725 tiketa trafiku, që ka rezultuar të jenë rreth 35% më tepër se vitin e kaluar, përgjatë 2022 janë konfiskuar 199 vetura dhe 164 armë pa leje.
Përfaqësuesi i KFOR-it Oliver Izmay gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Podujevës e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, duke theksuar se KFOR nuk ka hasur në indikacione të cilat e rrezikojnë rendin dhe qetësinë në vend.
Togerja e FSK-së Ilirjana Bunjaku ka thënë se gjendja në Komunën e Podujevës është e qetë dhe stabile, ndërsa ka shtuar se FSK gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndonjë aktivitet që vlen të potencohet.
Ndërsa sa i përket planit të punës për vitin 2023 anëtari i Shoqërisë Civile, Shesmi Jashari ka thënë se plani i punës për vitin 2023 është përafërsisht i njëjtë me atë të vitit paraprak, në këtë plan të punës adresohen shumë çështje që na preokupojnë në jetën e përditshme dhe me grupin punues kemi vendosur disa objektiva për qasjen tonë ndaj fenomeneve të ndryshme që na prekun si shoqëri.
Ndërsa Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu shtoi se në plan të punës parashihen edhe aktivitetet në nivel të shkollave, për edukime mbi ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Propozimi i planit të punës së KKSB-së për vitin 2023 u aprovua dhe kaloi për shqyrtim në kuvend.
27.03.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Poste të ngjashme

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

01/07/2026, 18:06

  Në Komunën e Podujevës është mbajtur sot mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në...

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

01/07/2026, 18:00

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin si datë për shqiptimin e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...

Historia e llapjanit për mjekët e Podujevës: Ja si ma shpëtuan jetën

Historia e llapjanit për mjekët e Podujevës: Ja si ma shpëtuan jetën

30/06/2026, 22:35

Abdurrahman Hasani, një qytetar nga Podujeva, ka bërë një dedikim publik për një rast të tij personal. Ai ka falenderuar...

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

30/06/2026, 18:10

Një person 25-vjeçar dyshohet se është zhdukur pasditen e së martës në Liqenin e Batllavës, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po...

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

28/06/2026, 22:58

Një rast i rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ku një person mbeti...

Lajmi i fundit

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

01/07/2026, 18:06
Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

01/07/2026, 18:00
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

01/07/2026, 15:39
Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

01/07/2026, 15:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv