https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gërvalla tha se s’ka marrëveshje, i përgjigjet Kurti: Askush s’mund ta thotë këtë

Gërvalla tha se s’ka marrëveshje, i përgjigjet Kurti: Askush s’mund ta thotë këtë

“Ka marrëveshje me Serbinë dhe s’mund të thotë askush që s’ka marrëveshje”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti teksa u pyet për një deklaratë të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ditë më parë për një media të huaj tha se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”.

Kurti u përgjigj duke thënë se Marrëveshja ekziston, dhe se mungesa e nënshkrimit nuk e cënon ekzistencën e saj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Marrëveshje ka. Marrëveshja është bërë në Bruksel dhe në Ohër. Është ligjërisht obligative. Këtë marrëveshje e ka adoptuar edhe BE-ja, jo vetëm ndërmjetësit Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë konstatuar që kjo është një marrëveshje, por me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palës tjetër. Ndërkohë që ne jemi tërësisht në rregull. Mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë, por nuk e cenon ekzistencën e marrëveshjes”, tha Kurti për marrëveshjen e Ohrit.

Kujtojmë se shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz  javën e kaluar në një intervistë për gazetën “Diario de Noticias” ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

ADVERTISEMENT

Kur është pyetur se a sjell ndryshime të ndjeshme për paqen në Kosovë marrëveshja e arritur, Gërvalla ka thënë se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”.

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht. Serbia nuk ishte gati për këtë”, ka thënë Gërvalla.

Poste të ngjashme

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42

KosovaMed Healthcare ka dhuruar donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Ky donacion përfshin: 2x Oxygen Concentrator 5L,3x...

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll. Për pasojë jetën e ka...

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

18/03/2026, 18:45

  Velbert, mars 2026 – Një ngjarje e rëndësishme kulturore do të mbahet më 30 mars në qytetin e Velbertit...

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

18/03/2026, 12:51

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, sot në Pejë është vendosur gurëthemeli i kompleksit sportiv “Qendra Nacionale...

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

18/03/2026, 8:21

Aksident i rëndë në Vranidoll të Prishtinës, dyshohet për të vdekur, një motoçikletë është përplasur me mermerët që neodhen afër...

Lajmi i fundit

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42
E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57
Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

18/03/2026, 18:45
Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

18/03/2026, 12:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv