Një makinë me 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë është bllokuar sot në Tiranë. Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në “Benzit”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.
Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit
Me 75 vjet burg janë dënuar për pesë të akuzuarit në rastin e 400kg drogë. Izet Sheqiri është dënuar me...







