Është raportuar se kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,Linda Çavdarbashën.
Ky vendim është marrë dje, megjithatë, arsyet e lirimit të saj nga detyra nuk tregohen.
Pas raportimeve në media, ka reaguar ish- zëvendësministrja Linda Çavdarbasha, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar arsyet se pse është larguar nga kjo pozitë.
Çavdarbasha, ka deklaruar se ishte ajo e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për arsye të vazhdimit të karrierës profesionale
‘’Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.’’– ka deklaruar ajo.