Policia britanike ka zbuluar një “shtëpi bari” me më shumë se 300 rrënjë kanabisi.
Bëhet me dije në pranga ka rënë 35-vjeçari shqiptar, Renald Pire që kujdesej për lëndën narkotike.
Ai ka rrëfyer për autoritetet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në kohën kur ndodhej në një kamp emigrimi në Londër, ku edhe ishte takuar me një grup shqiptarësh. Ata i kishin dhënë 7,000 £ , ndërsa theksoi se duhet të shlyente edhe borxhin që kishte ndaj tyre.
Grupi kriminal kishte përshtatur ambientin për rritjen e kanabisit, gjithashtu policia theksoi se ky ishte operacioni më i madh që ishte zbuluar në luginën Swansea.