https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

UÇK, LDK, Adem Demaçi dhe roli i Hashim Thaçit: Ja çka tha avokati mbrojtës deri në këto momente

UÇK, LDK, Adem Demaçi dhe roli i Hashim Thaçit: Ja çka tha avokati mbrojtës deri në këto momente

Më poshtë, pjesa e transkriptuar e avokatit mbrojtës t ëish presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, përcjell Periskopi:

“UCK ishte një forcë guerile, pra nuk bëhej fjalë për grup të organizuar, por një grup vullnetarë për mbrotjen nga regjimi serbë.

Ishin fermerë, mësues, punonjës. Nuk ishin ushtarë të trajnuar, nuk ishin persona që kishin persona të ushtrive por flitet për njerëz të zakonshëm.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

E kam thënë më përpara që zhvillimet, përpjekjet për tu organizuar në pranverë të vitit 1998, u shkatërruan nga forcat serbe.

Brigadat u shkatërruan në gjithë Kosovën.

Nëntor 1998, si pjesë e organizimit të ofenzivës serbe, UCK konfirmon Azem Sylën si udhëheqës të përgjithshëm.

Thaci prej atëherë, nuk kishte asnjë përgjegjësi komanduese për trupat në terren.

Grupi i Krizës Ndërkombëtare kishte një koment. UÇK tani më nuk ka strukturë strikte dhe nuk e ka pasur këtë strukturë asnjëherë.

“Mundësia e humbjes së pushtetit dhe ndikimit, është forca shtytëse ndërmjet disa komandantëve në Rambuje. Oficerët janë të gatshëm të ruajnë unitetin. UCK e quan riorganizimin e vet, por në fakt kjo ka qenë një përpjekje e lidershipit për të krijuar një shtab të përgjithshëm, efektiv me kontroll në gjithë Kosovën. Kjo përpjekje ka qenë pjesërisht e suksesshme, ndërkohë që komandantat e zonës kanë pasur pavarësinë”, flitet pra për verën 1999.

Letra e Departamentit të Shtetit: 4 maj 1999, një muaj para se të përfundonte fushata bombarduese

“DASH thotë, për aq kohë sa nuk ka një strukturë komanduese të UÇK-së, do të duhet shumë kohë për të ofruar ndihmë ushtarake”. Pra edhe një herë, nuk kemi kontroll efektiv të UCK-së deri në maj 1999. Megjithë dëshmitë, duhet të shikoni se ka mungesë komande kontrolli të UCK-së. Nuk ka pasur komandë dhe kontroll efektiv të UCK-së, deri në masën që nuk ka pasur edhe ndonjë përpjekje për të pasur ndonjë kontroll sepse kjo u shkatërrua gjatë sulmeve të spastrimit etnik

E pamë këtë organigram të Prokurorisë, është tërësisht i gabuar.

Në pranverë 1998, Hashim Thaci u ftua të bëhej pjesë e Shtabit të Përgjithshëm. Ka transmetuar materiale dhe armë nga Shqipëria. Mungesa e përgjegjësive të komandës së tij, është treguar nga komanda e zonës së Drenicës, që lëshoi një urdhër arresti për të, më 10 korrik 1998.

Dje dëgjuam shumë informacion për UCK-në që luftoi LDK-në. FARK ishte krah ushtarak i LDK-së, ata po përpiqeshin të bëheshin pjesë e dorës së zgjatur të LDK, por përpjekja ishte të bashkoheshin të dyja.

ADVERTISEMENT

Zoti Thaçi  nuk ka qenë fare në këtë takim, sic e shihni. Ishin Adem Demaci, Bujar Bukoshi, një tjetër përfaqësues i UCK-së dhe një tjetër i LDK-së. Pra nuk perceptohej se ishte një person i rëndësishëm. Pse është kështu? Është e qartë sepse sipas përgjegjësisë së komandës dhe kontrollës, Hashim Thaci nuk kishte asnjë lloj përgjegjësie.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Hashim Thaci këtu listohet si një prej anëtarëve të qeverisë, megjithatë kompetencat janë të ndara mes anëtarëve të FARK-ut dhe kompetencat janë me të verdhë. Personi i parë në listë, është Adem Demaci, pra personi që duhej të pajtohej se FARK dhe UCK duhej të bashkonin forcat e tyre.

Gjatë kohës operative të kaq shumë gjërave që u përmendën nga ZPS dje, zoti Demaci nuk u përmend ansjëherë dje, nuk u diskutua asnjhëerë si personi kryesor.

Ai e kishte selinë në Prishtinë, kishte këshilltar, ka mbajtur konferenca cdo javë, mbante kontakte të rregullta me komandantët e zonës, jepte fletë kalime për diplomatë e gazetarë që të shkonin në zonat që kontrolloheshin nga UCK, ndërmjetësonte lirimin të ndaluar nga UCK.

Ai ka kundërshtuar praninë e UCK në Rambujë, ishte një ndër drejtuesit më të lartë politik të UCK-së. Ai ka shpenzuar vite të tëra të jetës së tij në burgje. ZPS nuk tha qoftë edhe një fjalë të vetme lidhur me të, nuk tha asnjë gjë lidhur me pozicionimin dhe autoritetin e tij”, tha ai./Periskopi

Post Views: 226

Poste të ngjashme

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident në Gjakovë, një person humb jetën pasi përfundon me veturë në një restorant

21/09/2025, 12:42

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vesli Klark” në Gjakovë, ku një drejtues...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

21/09/2025, 12:30

Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin "Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)" në Fort Sill,...

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

13-vjeçarja raportohet e zhdukur, Policia nis hetimet

21/09/2025, 12:23

Një vajzë e mitur, 13 vjeçare, është raportuar si person i zhdukur mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë. Rreth...

Ekrem Hyseni njofton se është mbajtur mbledhja finale e LDK-së, dhe konferenca do të mbahet këtë ditë

LDK premton fundin e korrupsionit dhe punësimeve familjare në Podujevë

20/09/2025, 23:42

  Podujevë – Në debatin zgjedhor të mbajtur në ATV, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të...

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

20/09/2025, 20:41

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka folur për deklaratën e ministrit...

Lajmi i fundit

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident në Gjakovë, një person humb jetën pasi përfundon me veturë në një restorant

21/09/2025, 12:42
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

21/09/2025, 12:30
Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

13-vjeçarja raportohet e zhdukur, Policia nis hetimet

21/09/2025, 12:23
Ekrem Hyseni njofton se është mbajtur mbledhja finale e LDK-së, dhe konferenca do të mbahet këtë ditë

LDK premton fundin e korrupsionit dhe punësimeve familjare në Podujevë

20/09/2025, 23:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv