Takimi i sotëm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel “është tejet i rëndësishëm”, tha Shefi i Zyrës së BE’së në Beograd, Emmanuel Giaufret. Esenca e këtij takimi, siç tha ai, është hartimi i listës së oblimeve “të cilat duhet implementuar menjëherë”, shkruan Insajderi.
“Njëra nga çështjet më të rëndësishme” është Asociacioni i Komunave [të banuara me shumicë] Serbe, potencoi diplomati evropian. “Dhe kjo do të jetë një prej prioriteteve të negociatorëve”.
“Tashmë e tëra zihet në zbatimin e marrëveshjes së re dhe atyreve të vjetra, prandaj ky takim është edhe tejet i rëndësishëm”, tha Giaufret siç e citoi televizioni publik i Vojvodinës, përcjell Insjaderi.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, aktualisht është duke zhvilluar takim trilateral në nivel kryenegociatorësh mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Paraprakisht Lajçak u takua edhe Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet./Insajderi/