Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se dy grupe në Rashkë për përgatiten për destabilizimin e veriut
Ajo ka treguar se këto grupe për stërviten në gjuajtje me armë dhe taktizim.
“Si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI-ja po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahjen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion. Është e konfirmuar që dy grupe janë duke u stërvitur në Rashkë e që mund të merren me veriun e Kosovës, ka stërvitje gjuajte me armë, taktizim”, ka thënë ajo pasi drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, ka raportuar në këtë komision.
“E ashtuquajtura Organizatë e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe në vazhdim kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë. Atje vazhdon djegia e veturave të qytetarëve serbë me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presoni është rritur ndaj qytetarëve serbë që nuk i binden Listës Serbe”, ka thënë Musliu, raporton EO.