https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrasja e djalit të dajës, Gjykata Supreme merr vendim

Vrasja e djalit të dajës, Gjykata Supreme merr vendim

Gjykata Supreme ka marrë vendim me të cilin e ka liruar nga akuza Baki Reçicën në rastin ku ky i fundit së bashku me Bali Reçicën akuzoheshin se kishin privuar nga jeta djalin e dajës F. K.

Vendimi i supremes vjen pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtësi i Baki Reçicës, Fanol Krasniqi.

Krasniqi i pakënaqur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë për dënim e të mbrojturit të tij me 3 vite për pjesëmarrje në rrahje dhe gjykatës së shkallës së dytë ku e kishte dënuar Bakiun për sulm me 10 muaj dënim me burgim kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Me aprovimin e kërkesës për mbrojte të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit Baki Reçica, aktgjykimet e lartcekura ndryshohen, ashtu që kjo Gjykatë, këtë të dënuar me shënime personale si në shkresa të lëndës, konform nenit 364, paragrafi 1., nën-paragrafi 1.3. të Kodit të Procedurës Penale (KPP), e  LIRON NGA AKUZA”- thotë supremja.

Supremja kishte aprovuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë edhe të mbrojtësit të Bali Reçicës, Skender Musës, duke anuluar aktgjykimin dënues të Themelores të datës 22 mars 2022 dhe aktgjykimin e Apelit të datës 19 korrik 2022, ku çështjen penale sa i përket vrasjes të kthehet në rigjykim.

Sipas vlerësimi të Supremes, Baki Reçica ishte akuzuar se në bashkë kryerje e ka kryer veprën penale vrasje e rëndë, pastaj ishte rikualifikuar vepra nga gjykata dhe ishte shpallur fajtor për pjesëmarrje në rrahje ku ishte dënuar me 3 vite burg. Por Apeli sipas Supremes e kishte ndryshuar aktgjykimin e themelores duke e shpallur fajtor Bakiun për veprën penale të sulmit, e duke e dënuar me 10 muaj dënim me burg.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas Supremes, Apeli e ka marrë rolin e shkallës së parë pasi që kishte përshkruar veprimet inkriminuese të veprës penale të sulmit, për çka edhe ishte dënuar nga Apeli, ani pse Themelorja e kishte gjetur fajtor për një vepër krejt tjetër penale.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur për ankesën e mbrojtësit e të pandehurit Baki dhe sipas detyrës zyrtare e ndryshon aktgjykimin e shkallës së parë, duke e shpallë “fajtor“ të pandehurin (edhe pse ky tani ishte shpallë fajtorë nga gjykata e shkallës së parë, për një vepër penale krejt tjetër nga ajo që ekzistonte në aktakuzën e prokurorit të shtetit), madje duke përshkruar veprimet inkriminuese të veprës penale të sulmit, pra, në një mënyrë e merr rolin e gjykatës së shkallës së parë”- thuhet në arsyetimin e supremes.

Tutje supremja thotë që Apeli nuk është dashur të krijoj dispozitiv të ri dhe të njëjtin ta shpall fajtor edhe një herë për vepër tjetër penale Bakiun.

“Mirëpo, meqë gjykata e shkallës së dytë ka konkluduar se në veprimet e të dënuarit të përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit të shkallës së parë nuk qëndrojnë elementet e veprës penale të pjesëmarrjes në rrahje është dashtë ta liroj nga akuza, por jo të krijojë dispozitiv krejt të ri dhe ta shpallë edhe njëherë fajtor të pandehurin, madje për një vepër tjetër penale”- thuhet në aktgjykimin e supremes.

ADVERTISEMENT

Akti akuzues ndaj Baki dhe Bali Reçicës ishte ngritur me 30 maj të vitit 2018 për vrasje të rëndë, kurse të dytin edhe për armëmbajtje pa leje.

Baki dhe Bali Reçica ishin gjetur fajtor nga gjykata e shkallës së parë me 22 mars të vitit 2022 dhe të njëjtit ishin dënuar me 18 vite dënim me burgim.

Ashtu që për Bali Reçicën për vrasje, gjykata e kishte dënuar me 15 vite dënim me burgim ndërsa ishte liruar nga akuza për armëmbajtje pa leje (thikë). Për pjesëmarrje në rrahje Bakiu ishte dënuar me 3 vite dënim me burgim.

Palët në procedurë kishin ankimuar këtë aktgjykim të Themelores dhe rastin e kishte trajtuar Apeli.

Gjykata e Apelit më 19 korrik të vitit 2022 kishte marrë vendim me të cilin pjesërisht e kishte ndryshuar aktgjykimin e Themelores ashtu që Baki Reçicën e kishte shpallur fajtor për veprën penale të sulmit.

Pjesa tjetër e aktgjykimit të shkallës së parë kishte mbetur e pa ndryshuar ku ankesat e tjera ishin refuzuar si të pa bazuara.

E kështu duke i shqiptuar Baki Reçicës dënim me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajsh për veprën penale të sulmit.

Sipas aktakuzës të prokurorisë të akuzuarit, kishin privuar nga jeta tani të ndjerin F.K., djalin e dajës.

Rasti kishte filluar kur një nga punëtorët e Bali dhe Baki Reçicës, ishte penguar për të hedhur mbeturina në një parcelë nga F.K.

Pastaj Bali dhe Baki Reçica ishin konfrontuar me djalin e dajës, pasi që të njëjtit ishin në mosmarrëveshje për pronën për mbi 10 vite.//Kallxo.com

Poste të ngjashme

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Lajmi i fundit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv