Trajneri i Llapit, Tahir Batatina beson se skuadra e tij do të arrijë ta përmbysë rezultatin në Gjilan në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Llapi u mposht sot në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat, 2:1.
“Mendoj që e filluam gabim takimin, shënuan dy gola nga dy raste. Ne dhamë maksimumin dhe presimin ta fitonim gjithë ndeshjen jo vetëm barazimin. Ndonjëherë jo më i miri e fiton takimin, ne nuk shfrytëzuam rastet tona dhe u ndëshkuam”, ka thënë fillimisht Batatina.
“Ështe një rezultat që mund të përmbyset. Do të shkojmë të luajmë mençur, rezultati është i lehtë dhe mund të përmbysim gjithçka. Do të japim maksimumin e shpresoj se do të arrijmë objektivin të kalojmë në finale, por nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Batatina.