Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku derisa ka qenë duke e dhënë fjalimin në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku po diskutohet për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti është revoltuar me deputetin e VV-së, Dimal Bashën i cili i ndërhynte nga ulësja derisa ajo po mbante fjalën e saj në Kuvend.
“Ti Dimal Basha ulu aty e mos pengo, a e kupton, edukohu, sepse ju mungon edukata, mos ndërhy, ulu aty”, i është drejtuar për një moment Bunjaku Dimal Bashës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ajo gjatë fjalimit të saj ishte duku kritikuar Qeverinë në pushtet për stagnim.
Sipas saj të gjithë po flasin për punën e mirë të qeverisë, por sipas saj nuk po dihet a po flitet për Kosovën apo për Zvicrën.
“Qeverisja dy vjeçare e juaja është qeverisë e dëshpërimit dhe e mjerimit, e depresionit qytetar, premtimet e juaja kanë qenë premtime të rrejshme sikurse edhe kauzat, keni manipuluar me qytetarët, manipulimi juaj ka qenë strategjia juaj”, ka thënë ajo.
Pas fjalimit të saj ka reaguar Dimal Basha në foltore.
“Deshta me ja sqaru se tha nuk vjen ma 14 shkurti, prej sodit 313 ditë prapë këna me pas 14 shkurtin, shkurtat nuk nalen asnjëherë, edhe une ja jam dy minuta se mka pelqy edhe pse më thanë të drejtën Vlora Dumoshi fjalimi i saj mka pelqy pak ma shumë”, ka thënë Basha.
Pas këtij fjalimi të tij, ka replikuar sërish Bunjaku, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Qysh muj me fol me ni Dimal Basha që familjarisht nuk është në rregull e para, e dyta kur thotë se nana tona duhet me i lshu n’livazh, kjo është e turpshme, e treta çka kam me komentu me këtë mazhorancë dhe më këtë qeveri kur e keni trunin e shpërlam, këshu që no koment vazhdoni”, ka qenë përgjigja e saj./Reporteri.net/