https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vdekja e daullistit të njohur kosovar, reagojnë artistët

Vdekja e daullistit të njohur kosovar, reagojnë artistët
Share on FacebookShare on Twitter

Në moshën 61 vjeçare, është ndarë nga jeta këtë të Hënë të 10 Prillit, daullisti/bateristi i njohur kosovar, i grupve të njohura të kohës, ‘Besnikët’ dhe ‘Yjet’ nga Prishtina, Ekrem Jusufi, i njohur në mesin e kolegëve me emrin artistik – Dajka.

I ndjeri prej kohësh lëngonte nga shqetësimet në veshka, ndërsa nga angazhimi aktiv në muzikë ishte tërhequr kohë më parë, derisa po mjekohej në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

Lamtumira e fundit, do ti ipet në vendlindje, në Prishtinë, ditën e Enjtë, me13 Prill.

Në muzikën popullore, i ndjeri tashmë, Ekrem Jusufi – Dajka, njihej si daullist-baterist me tingull kompakt dhe shquhej për precizitet në takt.

Përgjatë zotërimit të daulleve/baterive në përcjellje të muzikës popullore, Ekrem Jusufi – Dajka, shquhej në ritmin e theksuar qartë në dobosh, të cilin e kishte specialitet.

Përgjatë viteve, karriera muzikore e tij lulëzoi me Grupin muzikor të kohës ‘Besnikët’ dhe këngëtarin Sinan Vllasaliu dhe Grupin e mëpastajmë ‘Yjet’ me këngëtarin Afrim Muçiqi. Në të dyja këto grupe, Ekrem Jusufi – Dajka, ishte bateristi i preferuar i udhëheqësit artisitk të tyre, kompozitorit Afrim Macula.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ka reaguar pas vdekjes, ky i fundit.

‘Na shkoj Dajka ( Ekrem Jusufi). Gjithmone ne zemrat dhe kujtimet tona! Të Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi!.’-ka shkruar me pikëllim bashkëpunëtori i tij, kompozitori Afrim Macula, në fotokujtimin e publikuar nga Grupi ‘Yjet’.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
nga e majta: Fatmir Pista, Ekrem Jusufi-Dajka, Afrim Macula, Naim Zeqiri, Afrim Muçiqi
nga e majta: Fatmir Pista, Ekrem Jusufi-Dajka, Afrim Macula, Naim Zeqiri, Afrim Muçiqi

‘Nje mik i pashoq i cili na la shume kujtime te bukura , muzike dhe tregime te shumta .

Do te kujtojme gjithmone me shume mall. Ngushellime gjithe familjes, miqve dhe komunitetit.’-ka shkruar Florent Boshnjaku, kompozitor dhe krijues i njohur.

Ka reaguar edhe fis-harmoniksti i njohur nga Rahoveci, bashkëpunëtorë i të ndjerit, përgjatë rrugëtimit me Grupin ‘Yjet’, Fatmir Pista.

‘Mbetëm edhe pa një artist. Ekrem Jusufin, baterist i njohur. Zoti e shpërbleftë me parajsë! Ngushëllime familjes, shoqërisë dhe mbarë komunitetit të artistëve muzikorë! U prehsh në paqë!’-shkruan Pista./RADIO 1/

Poste të ngjashme

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

24/03/2026, 17:57

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë sot ka pranuar një autoambulancë, të cilën e ka dhuruar bashkatdhetari,...

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026, 15:08

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin....

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

23/03/2026, 13:44

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës. Atje e dyshuara ka vrarë 45 vjeçarin Ilaz...

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

23/03/2026, 11:20

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës, ndërsa e...

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

23/03/2026, 10:08

Podujeva e krejt Kosova u tronditën mbrëmë nga një ngjarje e rëndë. Policia mori informatën për të shtëna në Majac...

Lajmi i fundit

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

24/03/2026, 17:57
“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026, 15:08
Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

23/03/2026, 13:44
Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

23/03/2026, 11:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv