Procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave për Kosovës është pothuajse në fazën e fundit. Parlamenti Europian ka planifikuar datën 18 prill për të votuar tekstin për të cilën u morën vesh vendet e BE’së.
Shtetet anëtare që hezitonin më shumë për të hequr izolimin u bindën që Kosova s’duhet të jetë shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që përballet me një regjim të tillë. Procesi u zhbllokua nga Këshilli i Ministrave të BE-së, e cila pasoi me hartimin e një teksti për të cilën ranë dakord shtetet anëtare.
Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së nga 1 janari i vitit 2024. Në fillim, në marrëveshje si afat u caktua nëntori i 2023-ës, por kjo u kushtëzua nga Franca me funksionimin e sistemit ETIAS. Sidoqoftë, ky shans humbi meqë ETIAS do të vonohet./Demokracia.com