https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Trusti pa Bord/ Janar- mars 36 milionë € humbje

Trusti pa Bord/ Janar- mars 36 milionë € humbje
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga 1 marsi i këtij viti institucioni i Trustit është pa bord drejtues.

Ani pse të njëjtit mandati i kishte skaduar në nëntor të vitit të kaluar, por që iu kishte zgjatur edhe për tre muaj.

E, derisa bordi ishte në përfundim të mandatit konkursi ishte shpallur më 2 dhjetor të vitit të kaluar por që nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim.

Më 7 prill të këtij viti Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se do të rishpallë konkurs për të zgjedhur anëtarët e rinj, shkruan Front Online.

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit për Kursime Pensionale të Kosovës (FKPK), e mori këtë vendim pasi vlerësoi se në konkursin e fundit të shpallur për këto pozita kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

Në tre muajt e parë të këtij viti Trusti ka humbur rreth 36 milionë euro.

Por, tani nga ky institucion për Front Online kanë deklaruar se për muajin prill performanca e investimeve ka shënuar trend pozitiv.

“Sa i përket performancës nga investimet gjatë prillit 2023 kemi trend pozitiv dhe të dhënat janë sikur në vijim: Portofoli Standard:  +0.11% ose kthimi bruto prej 2.3 milionë euro. Portofoli Konservativ:  +0.06% ose kthimi bruto prej 121 mijë euro”, thuhet në përgjigjen e Trustit.

Të pyetur se me çfarë rreziqe mund të përballen si institucion në rast se zvarritet ende procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit, e vetmja përgjigje e tyre ka qenë që të gjitha deklarimet i kanë bërë me kohë tek institucionet përgjegjëse.

“Të gjitha deklarimet rreth çështjes së Bordit Drejtues i kemi bërë në kohë dhe tek institucionet përgjegjëse”, thuhet më tutje në përgjigje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

 

Rrahmani: Mungesa e bordit të Trustit, i bie sikur një shtëpi me qenë pa zot shtëpie

Lidhur me mozgjedhjen e anëtarëve të bordit për Front Online kanë folur edhe deputetë të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se procesi është kthyer në pikën zero, dhe se mungesa e bordit është mjaft e dëmshme për këtë institucion.

“Mungesa e bordit i bie sikur një shtëpi me qenë pa zot shtëpie, dhe është e kuptueshme që është e dëmshme mungesa e bordit, por që ne kemi bërë presion tek komisioni përzgjedhës edhe po presim që ata me i kry punët e tyre”, është shprehur Rrahmani për Front Online.

I pyetur se a pret që anëtarët e bordit të zgjidhen shpejtë në momentin kur të rishpallet konkursi, përgjigja e tij ka qenë e shkurtë.

“Nuk i parashikoj gjërat, po presim që secili me kry punën e vet”, ka thënë ai.

 

Balje: Moszgjedhja e bordit të Trustit është shumë e dëmshme

Ndërsa, deputetja e grupit multietnik Duda Balje, ka deklaruar se moszgjedhja e bordit është e dëmshme dhe institucionit të Trustit me këtë po i humb kredibiliteti.

“Unë mendoj se mos zgjedhja e bordit është shumë e dëmshme sepse njëri prej anëtarëve të bordit duhet me qenë edhe guvernatori, e ne në fakt nuk kemi guvernator por kemi vetëm ushtrues detyre edhe unë mendoj se sa më shpejtë duhet të zgjidhet bordi sepse çdo ditë jemi duke humbur, e po i humb edhe kredibiliteti këtij institucioni edhe jemi duke humbur të hollat e qytetarëve. Unë mendoj se kjo është një prej hapave shumë të rrezikshëm për ne”, ka thënë Balje për Front Online.

Sipas saj, duhet të gjendet një mundësi më e shpejtë që të hapet konkursi dhe të zgjidhen anëtarët e bordit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Balje, ka thënë se anëtarët e komisionit përzgjedhës e që janë Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë se kur do ta rishpallin konkursin, por se mendon se kjo do të ndodhë shpejtë.

Rreth një muaj më parë ish-ministri i Financave Avdullah Hoti kishte shkruar se “Mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trusti me qindra miliona euro për shkak se: 1. Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara. Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit. 2. Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, që mund të jenë në miliona euro, nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Kurse, ish-kryetari i Bordit të Fondit Pensional të Kursimeve, Ymer Havolli, i ka quajtur të pajustifikueshme vonesat për konstituimin e bordit të ri të këtij fondi.

Poste të ngjashme

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45

Klinë – Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” nga Podujeva ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e festivaleve folklorike...

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore. Në një deklarim, Komuna bën me...

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Tani kur janë numëruar mbi 35%...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e...

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Lajmi i fundit

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44
Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05
Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv