Presidentja Vjosa Osmani përmes rrjetit social tëitter, ka reaguar pas deklaratave të krerëve serb në lidhje me zgjedhjet në katër komunat veriore, e lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Osmani ka theksuar se Serbia shkeli dy herë marrëveshjen e Ohrit, në vetëm 24 orë. Respektivisht me ndëryhrjen në zgjedhjet brenda Kosovës, e me lobimin kundër Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata Evropiane.
Presidentja, ka shkruar se edhe përkundër faktit se kemi marrëveshje të re me Serbinë, referuar marrëveshjes së Ohrit, prapë Serbia mbetet po ajo e njejta, e e vjetra, pra që shkel marrëveshjet.
Postimi i plotë i Osmanit:
Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit:
1. Ndërhyrja në zgjedhjet e Kosovës (në kundërshtim me nenin 2)
2. Lobimi dhe votimi kundër aplikimit të Kosovës, në KiE (në kundërshtim me nenin 4)
Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër.