Asamblisti më i votuar i PDK-së në Gjilan, Riza Abdyli, i është bashkuar AAK-së.
Kështu ka bërë të ditur vetë AAK-ja, ku tha se kësaj partie në Gjilan i janë bashkuar një numër i madh prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën udhëheqëse.
“Abdyli ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan
“Të rinj e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe më seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, thuhet në njoftimin e AAK-së, transmeton Klankosova.tv.