https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Papa: Gratë do të lejohen të votojnë për sinodin

Papa: Gratë do të lejohen të votojnë për sinodin
Share on FacebookShare on Twitter

Grupet e grave katolike kanë kohë që kërkojnë të drejtën e votës në sinod dhe kanë kritikuar Vatikanin për mostrajtimin e grave si anëtare të barabarta të sinodit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Papa Françesku miratoi ndryshimet në ligjin për Sinodin e Ipeshkvijve – një organ i krijuar më shumë se 50 vjet më parë për të koordinuar mbledhjet periodike të peshkopëve të botës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deri tani për propozimet e paraqitura në sinod kishin të drejtë të votonin vetëm burrat. Sipas ndryshimeve të reja gratë jo vetëm që mund të marrin pjesë në sinodet si dëgjuese, por edhe të votojnë në organin këshillues papal.

ADVERTISEMENT

Në mbledhjen e ardhshme të sinodit që do të zhvillohet në tetor në Romë, përfaqësuesit e votueseve do të jenë pesë murgesha dhe pesë priftërinj.

Papa ka vendosur gjithashtu që si anëtarë të sinodit do të emërohen edhe 70 anëtarë jo peshkopë “të cilët përfaqësojnë grupime të ndryshme të besimtarëve dhe njerëzve të Zotit”. Gjysma e tyre do të jenë gra dhe do të kenë të drejtë vote.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm, dhe jo revolucion,” tha kardinali Jean-Claude Hollerich, një nga organizatorët kryesorë të sinodit.

E drejta e grave për votë

Grupet e grave katolike kanë bërë prej kohësh fushatë për të drejtën e votës në sinod dhe e kanë kritikuar Vatikanin për mostrajtimin e grave si anëtare të barabarta të sinodit.

Në vitin 2020 aktivistet për të drejtat e grave në Gjermani paraqitën një peticion me mbi 130,000 nënshkrime duke bërë thirrje për më shumë gra në role udhëheqëse në organet drejtuese të Kishës Katolike në Gjermani.

Sipas rregullave të reja 70 anëtarët jo-peshkopë do të zgjidhen nga Papa Françesku jo vetëm bazuar në “kulturën dhe maturinë e tyre të përgjithshme, por edhe nga njohuritë e tyre, teorike dhe praktike”.

Megjithëse shumica e përfaqësuesve votues në sinodin e tetorit do të jenë përsëri peshkopë, rreth 20% do të jenë jo peshkopë, dhe gjysma e tyre gra, tha kardinali Mario Grech, i cili është në krye të sinodit.

Rregullat e reja pasojnë dy momente kryesore për të drejtat e grave në Vatikan. Në vitin 2021 Papa emëroi  për herë të parë një grua në pozitën numër dy të guvernës së Qytetit të Vatikanit.

Dhe vitin e kaluar pas një reforme të re të administratës qendrore të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku lejoi çdo laik të pagëzuar katolik, përfshirë gratë, që të drejtojnë shumicën e departamenteve të Vatikanit./DW/

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Podujevës – Këto janë pikat e rendit të ditës

30/03/2026, 20:13

  KPF i rekomandon pikat e rendit të ditës për shqyrtim në Kuvend Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i...

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03

Një i ri nga Kosova ka vdekur në një aksident në Kroaci, derisa po kthehej për në vendlindje. Bëhet fjalë...

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës, e cila ishte financuar...

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22

Lojtarët e Kosovës kanë vijuar përgatitjet për finalen e “play-off”-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026 ndaj Turqisë që do...

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55

Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Podujevës – Këto janë pikat e rendit të ditës

30/03/2026, 20:13
E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03
Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv