https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Java e Imunizimit – fëmijët e komuniteteve të pavaksinuar, prindërve u bëhet thirrje për vetëdijesim

Java e Imunizimit – fëmijët e komuniteteve të pavaksinuar, prindërve u bëhet thirrje për vetëdijesim

“Balkan Sunflowers Kosova” ka mbajtur diskutimin me ekspertë në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Imunizimit, raporton Ekonomia Online.

Ekspert të shëndetësi u shprehën të brengosur sa i përket mos imunizimit të fëmijëve të komuniteteve. Ata thanë së është brengosëse mos marrja e vaksinës së sëmundje së fruthit. Në këtë takim po ashtu i’u bënë thirrje prindërve që t’i imunizojnë fëmijët.

Ferdane Asllani, nga Balkan Sunflowers Kosova, tha se në bashkëpunim më organizata e tjera për tri vjet janë duke vazhduar kampanjën në lidhje me imunizimin e fëmijëve të komuniteteve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Madje ajo tha se kanë mbajtur edhe trajnime e kanë shpërndarë edhe pako higjienike për këto komunitete.

“Ne jemi duke implementuar projekti në lidhje me imunizimin e komuniteteve. Është projekt që është duke shkuar tre vite me radhë, gjatë këtyre viteve kampanje e kemi bërë në 14 komuna dhe qytetarët janë kemi imunizua fëmijët e komuniteteve që nuk janë imunizuar. Kemi bërë edhe ligjërata për rëndësinë e imunizimit, kemi mbajt sa i përket ekipeve mobile kem zhvillua edhe trajnimin e stafit për dixhitalizimin e kartelave të imunizimit”.

“Kmei mbajtur trajnime të ndryshme për me zbutë situatën ata kanë përfituar edhe disa pako higjienike. Gjitha këto shifra që i kemi janë edhe falë vullnetarëve tanë që i kemi në teren, bashkëpunimet me QKMF në komunat ne i kemi arritur këto”, tha ajo.

Fetije Fetaj nga IKShKP, tha se është shqetësues që fëmijët e komuniteteve nuk janë të imunizuar, sipas saj, një pjesë e madhe e tyre nuk janë vaksinuar as me vaksinën e fruthit.

Ajo përmendi llojet e vaksinave që u jepen fëmijëve për t’u imunizuar.

“Me një vaksinë që i’u ja jepni fëmijëve të juaja ne e mbrojmë fëmijët tanë nga 10 sëmundje. Shumë shpejt kalendarit do ti shtohen edhe tri vaksina të tjera. I keni të gjitha mundësit, që edhe vizita tekë mjeku janë të lehta si për komunitete dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Fruthi, duhet të mbahet mend, fruthi është shumë ngjitës, vaksina është shumë e fuqishme, sipas një studimi mbron 95-97%. Është vaksinë që përdoret me dekada. Sëmundja nuk është e lehtë, sidomos tek fëmijët, përhapet shumë shpejt”.

“Këto të dhëna që i dha drejtori janë shumë shqetësuese. Kemi pasur edhe dy raste të vdekjes. Është për tu brengosur mos marrja e vaksinës së fruthit. Vaksinat jepen falas, vijmë edhe nëpër shtëpitë tuaj. Përqindja e vaksinimit është e mirë, por nga komunitete është pak fëmijët edhe nuk janë të regjistruar”, tha ajo.

Osman Maxherra, drejtor i QKMF-së në Fushë-Kosovë, tha se imunizimi i fëmijëve të komuniteteve në këtë komuna është shumë i vogël.

Ai u shpreh i shqetësuar sa i përket mos vaksinimit të fëmijëve kundër sëmundjes së fruthit. Maxherra bëri thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Gjendja aktuale sa i përket imunizimit përkundër angazhimeve, përkundër një gatishmërie për të bashkëpunuar i shohim të dhënat se ku jemi me vaksinim. Kur është fjala për komunitete nuk është situata e kënaqshme. Deri në moshe 5 vjeçare i kemi 293 fëmijë më QKMF që i kanë kartelat, e dimë që numri është më i madhe dhe nuk kemi një numër të saktë të fëmijëve. Prej këtyre 293 fëmijëve të moshës 5, vetëm 67 prej tyre janë vaksinuar për fruth që i bëjnë vetëm 34% e që duhet me qenë të vaksinuar 95% që të mos shpërthej ndonjë epidemi. Është brengosëse çështja që është numri i vogël i të vaksinuarve nga fruthi. Edhe ato vaksinat e para që merren, diku prej 195 vetëm 63 i kanë marr të tri vaksinat, mbulushmëria duhet të jetë më e madh, kjo është brengosëse dhe mund të na sjell një problem. Angazhimi i jonë nuk ka munguar kurrë dhe nuk do të mungoj”, tha ai.

Musaf Gashi, kryeshef i QKMF Fushë-Kosovë, tha se si institucion kanë bashkëpunuar në vetëdijesimin e imunizimit.

Ai tha se QKMF-ja është e furnizuar me vaksinë rregullisht dhe për këtë arsyer ftoi familjarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Unë mund të konstatoj që bashkëpunimi ka qenë gjithmonë. Ne kemi organizuar në disa raste edhe fushat e kampanje për komunitete për rëndësinë e vaksinimit. Është edhe rasti i viti 2017, asaj katastrofës që ka mundur të ndodhe. Kemi shpëtuar shumë jeta. Për një kohë shumë të shkurtër kemi arrit me i vaksinuar fëmijët në atë periudhë. Mirëpo në nuk mund të themi që kjo nuk mund të ndihem me, andaj i ftojë gjithë komunitetin që t’i marrin vaksinat. Për fat të mirë kemi furnizim të mirë me vaksinat, asnjë herë nuk kemi mbetur pa to dhe është keq që ato të mos shfrytëzohen. Pasojat janë shumë të rënda mund të jenë me pasoj deri në vdekje”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Imami Sead Kelmendi, bëri thirrje që të bëhet imunizimi i fëmijëve, duke shtuar se edhe në apektin fetar trupi i njeriut konsiderohet amanet që duhet kujdesur për të, raporton EO.

ADVERTISEMENT

“Aspektin fetar, Kurani si një burim për besimtarët, është një libër që flet edhe për aspektin shëndetësorë. Ka shumë citate kuranore që flasin për ruajtjen e shëndetit. Më aspektin fetar trupi i njeriut konsiderohet si një amanet që duhet të kujdesemi për të. Shëndeti një prej formave që ta ruajmë shëndete është që të ushqehemi në forma të duhura. Edhe ne i bashkohemi kampanjës së mjekëve të nderuar që të bëjmë thirrje për imunizim”, tha ai.

 

Post Views: 206

Poste të ngjashme

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

21/09/2025, 22:01

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni gjatë ditës së sotme është pritur...

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

21/09/2025, 21:10

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë, arrestohen katër persona Podujevë, 21 shtator 2025 – Policia...

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident në Gjakovë, një person humb jetën pasi përfundon me veturë në një restorant

21/09/2025, 12:42

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vesli Klark” në Gjakovë, ku një drejtues...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

21/09/2025, 12:30

Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin "Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)" në Fort Sill,...

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

13-vjeçarja raportohet e zhdukur, Policia nis hetimet

21/09/2025, 12:23

Një vajzë e mitur, 13 vjeçare, është raportuar si person i zhdukur mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë. Rreth...

Lajmi i fundit

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

21/09/2025, 22:01
Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

21/09/2025, 21:10
51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident në Gjakovë, një person humb jetën pasi përfundon me veturë në një restorant

21/09/2025, 12:42
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

21/09/2025, 12:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv